AMF: Sektori i sigurimeve vijon të mbajë peshën kryesore në tregun e sigurimeve

Sigurimet vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore në tregun financiar jo bankar. Kryetare e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiar, Elizabeta Gjoni gjatë prezantimit të raportit vjetor për 2008-ën në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave deklaroi se sektori i sigurimeve vijon të mbajë peshën kryesore në tregun financiar jo bankar. Gjatë fjalës së saj, Gjoni paraqiti zhvillimet në tregun e sigurimeve, atë të letrave me vlerë si dhe të pensioneve private, për vitin që lamë pas, si dhe rregullimin e mbikqyrjes financiare në situatën e një krize financiare globale. "Penetrimi i sigurimeve i shprehur ne % te Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë vitit 2008 ishte 0.68 %, krahasuar me 0.61 që ishte në vitin 2007", tha Gjoni. ipas saj, tregu i sigurimeve në vetvete pati një rritje të kënaqshme, "por, duhet kohë që ky raport të tentojë drejt vendeve të zhvilluara". Gjoni u shpreh se numri i kontratave në vitin 2008 u rrit me 27 %, ndërsa të ardhurat nga primet arritën 7 miliardë lekë, ose 19 % më shumë se viti i kaluar. "Kjo shifër rezulton e lartë kur në vendet e tjera në zhvillim të ardhurat rriten me 11.8 % në vit" theksoi Gjoni. Referuar Tregut të Letrave me Vlerë, numri një i AMF-së, u shpreh se "Tregu i Letrave me Vlere vazhdon të përbëhet nga shitja e Letrave me Pakice e instrumentave të borxhit të qeverisë". Duke u ndalur në tregun e pensioneve private, Gjoni theksoi se numri i kontribuesve u rrit me 34 %, ndërsa vëllimi i tyre u rrit me 65 %. "Por, vijoi Gjoni, ky treg mbetet ende i vogël,ndërsa numri i operator]ve që operojnë është 3". Gjoni theksoi se për të zhbllokuar situatën dhe për t'i dhënë frymë tregut të pensioneve private është hartuar edhe p/ligji i ri "Mbi fondet e pensionit privat", sipas standardeve dhe prëvojave më të mira europiane. "Gjatë vitit 2008 AMF ka hartuar katër p/ligje bazë dhe akte nënligjore që rregullojnë sektorin financiar jo bankar", tha Gjoni.
...