Autizmi, Liri Berisha takon zonjën Obama
Me rastin e sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, bashkëshortja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, zonja Ban Soon-Taek, ka dhënë një pritje për bashkëshortet e krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë asamble.
E pranishme ka qenë dhe zonja Liri Berisha, e cila ka pasur biseda me zonjën e parë të ShBA-së, Mishel Obama; zonjën Ban Soon-Taek; zonjën Erdogan etj. Në bisedat e zhvilluara u vlerësua kontributi i zonjës Berisha në ndihmë të fëmijëve në nevojë dhe fëmijëve me autizëm në Shqipëri. Ajo theksoi domosdoshmërinë e një bashkëveprimi mbarëbotëror për të nxitur kërkimet shkencore për zbulimin e shkaqeve të këtij çrregullimi si dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve që vuajnë pasojat e autizmit.
Zonja Berisha i shprehu zonjës Obama mirënjohjen dhe falënderimin për ndihmën që SHBA i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Shqipërisë. Ajo ftoi zonjën Obama dhe zonjën Ban Soon-Taek për të vizuar Shqipërinë, ftesë e cila u mirëprit nga të dyja zonjat.