Autizmi, probleme në trajtimin e hershëm të sëmundjes
31/03/2011 Udhëzues i përgjithshëm për familjet, mësuesit profesionistë që trajtojnë këtë çrregullim
Fatkeqësisht edhe në vendin tonë sëmundja e autizmit (çrregullim neurobiologjik) po shfaqet në përmasa shqetësuese. Ndonëse nuk ka statistika zyrtare se rreth 1 për qind e fëmijëve në vend kanë shfaqur komplikacione të kësaj sëmundjeje. Për këtë raportohet se 1% e fëmijëve kanë shfaqur shenja të autizmit. Ndërkohë mbetet problematike trajtimi i hershëm i autizmit. Për t’u ardhur në ndihmë këtyre të sëmurëve drejtuesit e fondacionit "Fëmijët Shqiptarë" kanë pohuar se do të ndërhyjnë duke u kërkuar ndihmë strukturave shtetërore që t’u vijnë në ndihmë këtyre fëmijëve. Drejtuesja e këtij fondacioni, zonja Liri Berisha, ka pohuar se “për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve dhe familjeve me ketë çrregullim kudo në Shqipëri ne si fondacion do të lobojmë duke paraqitur disa propozime për autoritetet shtetërore”. Konkretisht është kërkuar rimbursimi i trajtimit afatgjatë për fëmijët e sëmurë, ngritja e njësive të diagnostikimit dhe qendrave të asistencës në të gjitha rrethet e vendit. Njësitë e qeverisjes vendore duhet të shohin mundësinë e ngritjes së qendrave të asistencës ditore për ata mbi 18 vjeç. Gjithashtu është kërkuar që të bëhet një rishikim i plotë i kritereve të asistencës sociale (KEMP) për fëmijët autikë dhe familjet, duke u ofruar atyre mbështetjen më maksimale. Njëkohësisht më 2 prill do të lançohet për publikun libri i parë me kujdesin mbi këtë sëmundje nën titullin “Autizmi në klasën tuaj” . Ky libër, me autorë dy nga profesorët më të njohur në këtë fushë nga USA, do të shërbej për herë të parë në vendin tonë si një udhëzues i përgjithshëm për familjet, mësuesit dhe profesionistë që trajtojnë këtë çrregullim.