Kultura rome Malaj Lende me zgjedhje ne gjimnaze

Në orët me zgjedhje të arsimit parauniversitar, nxënësit mund të marrin njohuri edhe për gjuhën apo kulturën rome. Kjo përfshirje në orët ekstra, në shkolla të gjuhës rome, do të reduktojë diskriminim. Kështu u shpreh zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj, e cila u shpreh se sot ka mbi 2800 fëmijë romë, pjesa më e madhe e të cilëve janë femra që ndjekin arsimin.
"Në orët me zgjedhje që janë orë në sistemin kurrikular në klasat e nënta, apo deri në klasat e 12-ta, nxënës të ndryshëm, sidomos në atë komunitet kanë mundësi që të shfaqin vecoritë e tyre të karakteristikave të edukimit të tyre, të traditës së tyre, të kulturës së tyre, duke sjellë një elementë të gjuhës së tyre si një dukuri e nevojshme dhe shumë e rëndësishme", tha Nora Malaj, zv. ministre e Arsimit.
Ndërkohë, ministria e Arsimit ka vendosur që të ndjekë politika lehtësuese, për nxënësit e arsimit parauniversitar, përsa i përket teksteve shkollore. "Në shtator të 2011 të gjithë nxënësit romë do të marrin tekstet shkollore falas dhe këto tekste do të rimbursohen nga shteti 100 për qind", tha Malaj.
Këto deklarata u bënës gjatë konferencës, fuqizimi i romëve e mbështetur nga zyra e bashkëpunimit zvicerian në Tiranë, e cila financon ne fondin e arsimit rom.
Edlira Sulejmani