Rekord shifrash vdekshmërie në spitalin Fier
31/03/2011 U shtruan rreth 600 pacientë, vdesin 12. Pavijonet “e frikshme”, kirurgjia dhe kardiologjia
FIER- Repartet e patologjisë dhe kirurgjisë mbajnë rekordin e vdekshmërisë dhe shtrimeve. Në vetëm 2muaj të këtij viti në repartet e patologjisë dhe kirurgjisë janë shtruar 600 paciente me sëmundje të ndryshme ku më tepër predominojnë sëmundjet kardiovaskulare. Sipas të dhënave të shprehura nga zyra e statistikave për spitalin rajonal Fier kanë ndodhur në total 12 vdekje nga të cilat pjesa më e madhe apo në 90 % e përbëjnë vdekjet nga sëmundjet e zëmrës. Gjithashtu nuk kanë munguar edhe intoksikacionet ku vihen re edhe vetëhelmimet e fëmijëve me barnat e lëna nga pakujdesia.
Vdekshmëria
“Rezulton në shifra goxha të larta vdekshmëria në repartet e patologjisë dhe kirurgjisë për këtë vit që shkoi, por edhe në këto 3 muajt e parë të vitit 2011”,-thotë punonjësja e statistikës. Duket si një bilanc i trishtë lufte ku numrin më të lartë të vdekshmërisë në repartin e kirurgjisë e zënë të plagosurit nga arma e zjarrit, thika apo aksidentet, ndërsa në repartin e patologjisë nga sëmundjet e zemrës, por edhe nga vetëhelmimet”. Edhe nga shifrat e përmendura këto dy reparte mund të thuash se shfaqin përherë bilance lufte, por jo një lufte me armë, por luftë të pacientëve me jetën dhe sëmundjet e ndryshme. Është për t’u theksuar se pjesa më e madhe e vdekjeve të ndodhura janë moshat mbi 60-vjeçare ku edhe kujdesi i tyre ndaj vetes është më i paktë. A. Damini