E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plackit shtepine e kusheririt me celes kopjo

Gjirokaster- Plackiti shtepine e te afermit me celes kopjo, ndalohet 23-vjecari i dyshuar. Policia e Gjirokastres beri me dije se arrestoi mbremjen e se premtes Taulant Sulejmanin, banues ne Sarande, i denuar me pare per vepren penale te "plagosjes se rende". Aksioni eshte bere nga agjentet e Krimeve Kunder Personit ne nje lokal, pasi 23-vjecari dyshohet se kater dite me pare ka vjedhur banesen e I. E., ne lagjen "Pllake".
Per te realizuar vjedhjen Sulejmani eshte futur nga dera kryesore gjate oreve te paradites, kur ne banese nuk kishte njeri, duke perdorur nje kopje celesi, pasi eshte i afermi i te zotit te baneses. Pasi ka hyre brenda ka vjedhur nje celular, rreth 7000 leke, 20 euro si dhe nje aparat fotografik. Burime zyrtare thane se eshte provuar autoresia e krimit me ane te gjurmeve te gishtave dhe pergjimeve, kurse ne cilesine e proves materiale iu sekuestruan celulari si dhe aparati fotografik qe i kishte vjedhur ne kete banese. Hetimet e metejshme i kryen prokuroria vendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›