Kompania "Calik Holding" dhuron 150 mije euro
"Calik Holding", nepermjet 3 kompanive te kesaj korporate qe operojne ne Shqiperi, Albtelekom, BKT dhe Eagle Mobile vendosi te dhuroje nje shume prej 150 mije eurosh, per te ndihmuar familjet e prekura nga permbytjet ne veri te vendit.Zyra e shtypit ben me dije se nisur nga situata e krijuar ne zonen e Shkodres, Lezhes dhe Shengjinit, keto kompani kontribuon me 120 mije euro ne te holla (qe do te kalojne ne numrin e llogarise per te prekurit) dhe me 30 mije euro vlere ne ushqime. Albtelekom, BKT dhe Eagle Mobile, pjese e "Calik Holding" ne Shqiperi, reaguan menjehere dhe ne menyre aktive per te ndihmuar familjet e evakuuara dhe ato te mbetura ne shtepite e tyre, ne zonen e prekur nga permbytja. Ndjeshmeria e ketyre kompanive ka qene mjaft e larte gjate gjithe periudhes se tyre aktive qe nga privatizimi nga ana e Calik Holding. Vlen te permendet fakti se kompanite Albtelekom dhe Eagle Mobile, te cilat kane shtrirje ne zonat e prekura, ofrojne normalisht te gjitha sherbimet e tyre perkatese. Kompanite vene ne dukje se sherbimet do te vazhdojne te ofrohen me kujdesin maksimal, ne menyre qe te ndihmojne ne komunikimin e banoreve te zones, zyrtareve dhe institucioneve ndihmese qe kontribuojne per zgjidhjen e situates se renduar", thuhet ne deklaraten per media. "Ne jemi te ndjeshem ndaj situatave te tilla me pasoja sociale. Keto jane rastet dhe kjo eshte koha qe ne duhet te qendrojme me prane njeri-tjetrit. Dua te theksoj se qendrimi yne aktiv ne te tilla raste, eshte pjese themelore e principeve tona te "Calik Group". Ne jemi prane ketyre familjeve dhe shpresojme e urojme qe gjendja e renduar e permbytjeve, te marre fund sa me pare", ka shtuar presidenti i "Calik Holding" per Ballkanin dhe Evropen Lindore, Orhan Coskun. Nderkohe, kompania Eagle Mobile ka vene ne dispozicion numrin 56666, ku cdo abonent mund te dergoje SMS me vlere 100 leke dhe te gjitha keto kontribute do t'u shkojne familjeve te zonave te prekura.