E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma per viktimat e permbytjeve, 50 mijew euro

Fatkeqesia natyrore qe ka ndodhur ne zonen e Shkodres dhe Lezhes, ka shtyre shume kompani te ndihmojne me te holla banoret e permbytur. Shoqeria "Taci Oil" ka zgjedhur te jete pjese e kesaj nisme solidariteti. "Ne do te japim menjehere 50 mije euro dhe te gjitha te ardhurat qe do te vilen nga shitja e biletave, ne takimin miqesor mes Gramozit dhe Real Madrid qe do te luhet ne Tirane me 20 janar", ka pohuar Anika Taci. Zv/Presidente e "Taci Oil". Kompania e naftes "Albpetrol" do te jape ndihmen e saj duke shtuar fondin e kesaj fushate bamiresie me 30 milione leke te reja, prej te cilave 5 milione ndihme nga parate e 4 mije punonjesve te saj. "Albpetrol" do te vendose ne dispozicion edhe mjetet e saj motorike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›