Qeveria e Kosoves, 200 mije euro per permbytjen
Qeveria e Kosoves ka aprovuar dje propozimin per te ndihmuar Shqiperine me 200 mije euro, per te perballuar gjendjen e krijuar si pasoje e permbytjeve. Ne mbledhjen e pare per kete vit, ekzekutivi kosovar ka kerkuar nga Forca e Sigurise se Kosoves (FSK) qe te rrise numrin e trupave te derguar atje. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, gjate fjales se mbajtur ne kete mbledhje tha se ekzekutivi vendor eshte duke ndjekur nga afer situaten e krijuar ne Shqiperi pas permbytjeve nga vershimet, dhe jane ndermarre masa duke derguar pjesetare te FSK-se dhe grupe te zjarrfikesve te Kosoves, te cilet tani me jane atje. "Jemi te gatshem te rrisim numrin e pjesetareve qe te ndihmojne ne perballimin e gjendjes dhe do te kerkojne nga ju zoteri minister Mujota qe te rrisni qe nga sot numrin e te derguarve ne Shqiperi", deklaroi Thaci. Ai kerkoi qe te shfrytezohen te gjitha mundesite dhe potencialet te cilat i kane, koordinim edhe me autoritetet nderkombetare qe i kane ne Kosove, qe te shfrytezohet kapaciteti me profesional, i mundshem edhe njerezor, por edhe teknik. Keto masa, sipas tij, merren ne menyre qe Kosova te jete me afer qytetareve, me afer angazhimeve per tejkalimin e kesaj gjendje jo edhe te lehte per qytetaret ne Shqiperi. Me qellim te ndihmes per perballimin e situates se krijuar nga vershimet e fundit ne rrethin e Shkodres, kryeministri Thaci tha se Qeveria e Kosoves ka ndare per Shqiperine si ndihme fillestare 200 mije euro. "Nje solidaritet, ndervellazeror dhe ndershteteror ky i ndersjellet dhe i deshmuar prandaj Qeveria e Kosoves kemi menduar qe sot paraprakisht si ndihme fillestare te propozojme te ndajme 200 mije euro per perballimin e gjendjes, por do te jemi te gatshem per ndihma edhe me te medha, varesisht nga situata, kushtet dhe rrethanat e reja qe mund te krijohen", perfundoi fjalen e tij, kreu i ekzekutivit kosovar.