E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminatorët Brazil 2012, Shqipëria siguron tre pikët e para ndaj Qipros

Tiranë- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka fituar në ndeshjen e parë kualifikuese të botërorit “Brazil 2012″ duke mundur me rezultatin 3 me 1 në Qemal Stafa, kombëtaren qipriote.

Në minutën e 36-të Sadiku me një goditje me kokë çoi në avantazh kuqezinjtë duke elektrizuar stadiumin shqiptar.

Por gëizmi zgjati fare pak pasi skuadra e Qipros barazoi në minutët e tretë shtesë të pjesës së parë, me Laban-in.
Pjesa e dytë e lojës nis me një frikë për kuqezinjtë por do të ishin pikërisht zëvëndësimet e teknikut italian të kombëtares, De Biasit që do caktonin fitoren e shqiptarëve. Një gol i Edgar Çanit dhe Erjon Bogdanit i dhanë Shqipërisë tre pikët e para duke shënuar edhe një ogur të mbarë për skuadrën shqiptare.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›