Autobusi i fundit
(Thuajse baladë)
Yzedin HIMA
ky është autobusi i fundit i linjës urbane në provincë
djep ku përkundet gjumi i asaj gruas së lodhur në fabrikë
ku qepen mbathje të modës për gratë elegante të perëndimit
ndërsa autobusi hepohet mbi gropat e zeza të rrugës
xhepisti esmer tundohet t'i futë dorën atij zotërisë gjumash
apo vajzës së hajthme që tund vithet nën ritmin e rrugës
polici sheh me vërejtje xhepistin dhe portofolin
format e bukura nuk janë nën mbrojtjen e sektorit të tij
xhepisti heziton midis portofolit dhe xhinseve të gomuara
gruaja sheh në ëndërr protestën për rritjen e rrogave
ku gratë te sheshi ulin mbathjet e tyre turke të tripsura
dhe i tundin si flamur pa shkabën e zezë me dy krerë
ku dallohen qartë yjet e kuq të menstru - komunizmit
autobusi ndalon në stacionet me ujë të ndotur e yje
dhe lë pas hije të ngjyera me dritë të mekur në terr
dhe nisë të përtypë si kalë i lodhur të fundit kilometra
8 Qershor 2009