Autokritika e Rames Do te jetesojme 12 rekomandimet

Opozita e gatshme te ushtroje pergjegjesite qe i takojne Progres-raporti instrument per demokratizimin e shoqerise
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama pranon pergjegjesite per deshtimin e dyte radhazi ne procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Ne nje deklarate zyrtare pas marrjes ne dorezim nga ambasadori i BE-se ne vendin tone Etore Sekui te progres-raportit Rama deklaron se opozita eshte e gatshme te jetesoje axhenden evropiane. Ai pranon se analiza ne raport ku theksohet se mungesa e votes per ligjet me 3/5 pengoi integrimin eshte e kthjellet dhe realiste. Kryesocialisti ka theksuar se progres-raporti eshte nje dokument i rendesishem per demokratizimin e vendit tone.
Reagimi i kryesocialistit
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e konsideron Progres Raportin si nje instrument te rendesishem per demokratizimin e shoqerise dhe rrugetimin evropian te Shqiperise. Kryetari Rama falenderon sherbimet e Komisionit Evropian per analizen e kthjellet ne kete Raport qe eshte nje vazhdimesi e detyrave te lena per vendin tone nga Opinioni i vitit te kaluar - thuhet ne nje deklarate per shtyp te selise roze ndersa kryetari i PS-se Edi Rama e mbylli takimin ambasadorin e Bashkimit Evropian ne Tirane Etore Sekui pa nje qendrim publik. Por nepermjet deklarates per shtyp te shperndare nga zyra e selise roze pranohet pergjegjesia e opozites per ngercin politik qe pengoi integrimin. Rama madje deklaron se eshte i gatshem te jape kontributin e tij per te vene ne zbatim 12 rekomandimet e Komisionit Evropian. Si drejtues i opozites Edi Rama perfiton nga rasti per te rinenvizuar vullnetin e opozites shqiptare per te ushtruar pergjegjesine qe i takon ne jetesimin e axhendes shtetndertuese dhe europianizuese te Shqiperise - perfundon deklarata zyrtare e selise roze. Ndersa sot pritet dhe nje debat i ashper lidhur me pergjegjesite e paleve ne kete proces. Seanca plenare e dites se sotme ne axhenden e se ciles jane perfshire dhe ligjet qe kerkojne 3/5 e votave parashikohet te jete nje arene e ashper debatet dhe perqasjes mes mazhorances e opozites. Nderkohe qe pritet gjithashtu dhe nje reflektim i mundshem i ligjvenesve socialiste. Pikerisht per kete arsye duket se Kryeparlamentarja Topalli ka zgjedhur qe serish ne axhende te jene ligje me rendesi dhe per procesin e integrimit si Gjykata Administrative ndryshimet ne Kodin Penal Kodin Ajror Hekurudhor etj. te gjitha drafte keto qe kerkojne 84 vota.
Sekui Te nise urgjentisht dialogu mes paleveDialogu mes paleve duhet te nise ne menyre urgjente. Kjo eshte porosia e ambasadorit te Bashkimit Evropian ne Tirane Etore Sekui pas prezantimit te progres-raportit te KE-se per vendin tone. Ambasadori theksoi gjate nje konference per shtyp se progresi eshte penguar vazhdimisht nga ngerci politik. Pengesa sipas tij ka ardhur edhe per shkak te mosvotimit te ligjeve qe kerkojne 3/5 e votave ne Kuvend. Jane kushtet dhe keto kushte jane te njejta per te gjitha vendet qe aspirojne ne BE. Reformat qe kane te bejne me 12 prioritetet jane me rendesi. Kerkohet qe te kete bashkepunim konstruktiv mes pozites dhe opozites - theksoi dje Sekui pasi i ka dorezuar dorazi raport-progresin Kryeministrit Sali Berisha Presidentit Bamir Topi dhe kreut te opozites Edi Rama. Sipas tij viti 2010 ka pare hapa te rendesishem ne rrugen drejt BE-se sepse qytetaret e Shqiperise paten mundesine qe te udhetonin pa viza dhe Komisioni rekomandoi se do te hapeshin bisedimet per anetaresim nese do te plotesoheshin 12 rekomandimet e vendosura nga BE-ja por ne vitin 2011 edhe pse qeveria percaktoi nje plan veprimi nuk u arrit ajo qe pritej. Ne vitin 2011 Shqiperia ka filluar punen per permbushjen e prioriteteve. Qeveria shqiptare ka pergatitur nje plan veprimi per keto prioritete. Disa perparime jane bere ne fusha si lufta kunder krimit te organizuar te drejtat e femijeve permiresimi i trajtimit te te burgosurve reforma ne gjyqesor. Por progresi eshte penguar nga vazhdimi i ngercit politik dhe burime te tjera konfliktuale qe kane shtuar klimen e mosbesimit - tha ai. Ambasadori shtoi se reforma te rendesishme qe kane te bejme me Bashkimin Evropian ende nuk jane miratuar sidomos ata qe kane te bejne me 3/5 apo procedurat e emerimit per disa institucione te pavarura. Per te permbushur kriteret Shqiperise do ti duhet per te permiresuar punen e Kuvendit te garantoje zgjedhjet te reformoje administraten te zbatoje strategjine e reformes ne gjyqesor luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit apo ceshtjen e pronave. Pavaresisht nje procesi relativisht te qete dhe transparent diten e votimit zgjedhjet vendore shenuan mangesi per te cilat kerkohet reforme e shumanshme zgjedhore - theksoi ai. Ambasadori vleresoi nderkohe politikat ekonomike te ndjekura nga qeveria. Ekonomia shqiptare vazhdoi te kishte rritje. Shqiperia ka bere disa perparime por ekzekutimi i kontratave dhe zbatimi i shtetit te se drejtes vazhdojne te pengojne zhvillimin e metejshem ekonomik - deklaroi ambasadori i BE-se ne Tirane. Sekui vleresoi pozitivisht progresin e Shqiperise per perafrimin e legjislacionit shqiptar me ate te Bashkimit Evropian. Ka nevoje qe te behen hapa shume thelbesore perpara ne fusha si levizja e lire e punonjesve energjia mjedisi transporti ajror etj. - tha ai ndersa shtoi se ka pasur nje perparim te kufizuar per permbushjen e kritereve politike dhe kritereve te dhena nga Bashkimi Evropian. Ambasadori vuri ne dukje se ka pasur sinjale pozitive per dialog por ende nuk ka arritje konkrete. Ka pasur disa sinjale pozitive qe partite te fillojne dialogun i cili kerkohet ne menyre urgjente qe do te beje qe progresi te vazhdoje ne fushen e integrimit evropian. Perpara se te rekomandohet celja e negociatave Shqiperia duhet te ndermarre hapa per miratimin dhe zbatimin e reformave - tha Sekui.