Haxhinasto Dhjetori nje shans i ri per Shqiperine
Rekomandimet e Komisionit Evropian duhet te jene ne plan te pare per politiken shqiptare. Keshtu deklaroi dje ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto pas marrjes ne dorezim te progres-raportit nga ambasadori i Delegacionit te BE-se ne Tirane Etore Sekui. Eumlshte shume e rendesishme qe te gjitha palet te fokusohen tek adresimi i menjehershem i ceshtjeve qe ngrihen ne kete raport - tha ai. Haxhinasto vuri ne dukje se plani i veprimit qe permbledh angazhimet dhe detyrat qe duhen plotesuar sipas 12 rekomandimeve te Komisionit Evropian mbetet pikeprerja me e mire per te bashkuar te gjitha energjite dhe vullnetet politike ne vend per te arritur progres te prekshem ne fushat e percaktuara si prioritare. Ai shtoi se raporti eshte i qarte dhe ne nje ceshtje tjeter qe ne rast se keto zhvillime do te ndodhin ne rast se kjo situate e re ne parlamentin shqiptar do te arrije te jape rezultate te prekshme rezultate konkrete per sa i takon reformave qe duhet te beje vendi atehere vendet anetare ne keshillin e dhjetorit te ketij viti ka shume mundesi te realizojne nje motivim te ri per nje shpejtesi te re per integrimin Evropian te Shqiperise. Ministri Haxhinasto gjithashtu vleresoi faktin se Komisioni Evropian ne fund te vitit do te lancoje dialogun per liberalizimin e vizave me Kosoven si dhe do te nxise e mbeshtese nje marreveshje tregtare si dhe pjesemarrjen e Kosoves ne programet komunitare.