E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michelle Obama, “Maria Antoneta e kohëve moderne”



Michelle Obama është vënë në qendër të polemikave nga disa anëtarë të Kongresit amerikan, (republikanë), për shkak të shpenzimeve marramendëse nga paratë e vendit me pushimet e saj luksoze në Spanjë. Natën e së shtunës ajo e kaloi me festën e organizuar me aktorët, Eva Longoria dhe Antonio Banderas, ndërsa dje ishte e ftuar në oborrin mbretëror. Në Amerikë ajo ka nisur të mbajë epitetin “Maria Antoneta”, si mbretëresha franceze që ia dedikoi jetën kënaqësisë dhe luksit. Epitetin “Maria Antoneta” në fakt ia ka vënë gazetari i “Daily News”, Andrea Tantaros, ndjekës besnik i republikanëve. Por edhe “New York Times” ka bërë kritikat e veta duke kërkuar të zbardhë thashethemet. Gazetarja thotë se ajo ka marrë në pushime 40 miq dhe një tufë agjentësh të shërbimeve sekrete. Por Shtëpia e Bardhë e ka përgënjeshtruar këtë. Udhëtimi është një çështje private, ndërsa miqtë e saj, vetëm nja dy dhe katër fëmijë, i paguajnë vetë pushimet. Michelle i ka kaluar pushimet në Spanjë në një nga 10 hotelet më të bukura të botës, “Villa Padierna” në Marbella. është edhe një nga hotelet më të shtrenjta, deri në 6.600 dollarë nata. Por edhe nëse Michelle paguan nga xhepi, Shërbimet Sekrete paguhen nga shteti dhe detyrimisht ato duhet të qëndrojnë në të njëjtin vend ku qëndron edhe ajo. “Air Force Two” është parkuar prej së mërkurës në Malaga. Për të mos folur për 13 makinat që lëvizin sa herë Michelle dhe vajza shkojnë në plazh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›