E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sulm” mbi transparencën e Finit, “Ju ftoj në hetim”



“Të dorëzohet kushdo që mendon se unë do të bëj hapa pas mbi ligjshmërinë apo transparencën”, - kështu tha dje me forcë Gianfranco Fini, i vendosur nga mediat në qendër të polemikave mbi mundësinë e parregullsive të shitjes së një apartamenti me përmasa modeste në Montekarlo. “Një hetim do të ishte hapi i duhur për të zbuluar nëse në blerjen e shtëpisë në Montekarlo ka pasur parregullsi apo shkelje ligji. Ndryshe nga disa të tjerë, (Berluskoni) unë nuk ulërij kundër gjyqtarëve komunistë”, - shkruan në një kërkesë drejtuar gjykatës, Presidenti i Dhomës përfaqësuese në Itali, Gianfranco Fini. Ai shtoi se e gjithë propaganda që po bëhet kundër tij nga “gazetat berluskoniane” ka qëllime politike. Debatet kanë nisur menjëherë pas ndarjes së tij nga partia e Berluskonit dhe krijimi i një force të re politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›