Bregu: Rama shpik për të mos votuar 3 ligjet, autobusi mavi do të bllokohet më 23 qershor
TIRANË- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka akuzuar kreun e opozitës se po shpik arsye për të anashkaluar apelin konkret që Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha, vazhdojnë të bëjnë për të mijtën herë, për të votuar këtë të enjte 3 ligjet e integrimit.
Në një konferencë për shtyp, Bregu theksoi se Rama mund ta evitojë edhe njëherë votimin e tre ligjeve këtë të enjte, por ai nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për dëmin që u ka shkaktuar të gjithë shqiptarëve.
“I mbështetur në murin e bllokimit, edhe pse i vetëdijshëm për dëmin e qëllimshëm, që u ka sjellë qytetarëve shqiptarë, për 3 vjet e 227 ditë, të pengimit të statusit të vendit kandidat, Edi Rama po përpëlitet sërish. Po shpik dhjetra arsye të tjera, për të anashkaluar apelin konkret që Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha, vazhdojnë të bëjnë për të mijtën herë, për të votuar këtë të enjte 3 ligjet e integrimit. Edhe pse para tre ditësh bëri sikur ra dakort, duket se ka filluar sërish nga e para. Nga selia dikur e kuqe, pastaj pink e sot mavi, erdhën sërish justifikime dhe kushte të tilla si: i miratojmë 3 ligjet vetëm nëse do të bihet dakort që ato të zbatohen kur të konstituohet parlamenti i ri. Apo -të mos ngatërrohet çështja e 3 ligjeve me aministinë fiskale dhe që PD të mos i përdorë për fushatë elektorale. Edi Rama nuk mund të dalë përpara shqiptarëve sepse ai është i vetmi politikan në Europë që përdori pushtetin e zgjedhësve për t’ ju bllokuar atyre dhe Shqipërisë rrugën e integrimit të tyre, marrjen e statusit të vendit kandidat për vend antarë në BE”, theksoi bregu.
Sipas Bregut, vota e ditës së enjte për tre ligjet ndan dy botë të ndryshme, ndan dy alternativat:
“-alternativën e një koalicioni që vetëm bllokon e bojkoton me politika destructive, që e kthejnë Shqipërinë mbrapa dhe që ligjet po i voton tjesht për të larë duart si pons pilati, pasi privoi Shqipërinë për tre vjet e 227 ditë me rradhë, nga statusi i vendit kandidat.
-dhe alternativën e PD-së e aleatëve të saj me të cilën shqiptarët kanë firmosur marrveshjen e Stabilizim Asocimit, antarësimin në NATO, heqjen e vizave dhe rekomandimin e statusit të vendit anëtar në BE; alternativa që po ndërmerr veprime konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe që e çojnë Shqipërinë përpara. Ne do mbështesim me përgjegjësi të plote interesat e qytetareve, duke votuar pro tre ligjeve. Autobusi mavi dhe shoku që e drejton, do të bllokohet në rrugë më 23 qershor, e s’do të ecë dot më. Jo vetëm karrigen kryeministrore, të kaqshumëdëshiruar që s’do ta arrijë, por do të humbasë dhe sedilen mavi të autobusit të partisë, që po e bën krej mavri”, përfundon Bregu.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bregu: Rama shpik për të mos votuar 3 ligjet, autobusi mavi do të bllokohet më 23 qershor