E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP akses online në regjistrin e pasurive të paluajtshme

Ky ishte edhe qëllimi i  nënshkrimit të Memorandumi  të Bashkëpunimit   ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë  dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive “Për  aksesin online në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme”, nga Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi dhe kreu I ILDKP-së z. Adriatik Llala.

“Nëpërmjet këtij memorandumi, Qeveria tregon edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin maksimal për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme dhe instrumentet  ligjore dhe ekzekutive për forcimin institucional.  Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e palëkundur te qeverise për luftën pa kompromis ndaj korrupsionit dhe te gjithë formave te shfaqjes se tij” u shpreh Ministri Halimi.

Në fjalën e tij  Kreu i ILDKP-së Adriatik Llalla e vlerësoi marrëveshjen e sotme si një hap të rëndësishëm dhe pozitiv në forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, që ndikon në marrjen në kohë reale të hetimit dhe në uljen e kostos financiare dhe njerëzore dhe ka si qëllim forcimin e shtetit ligjor.

Pak kohë me pare është krijuar arkiva dixhitale ne ZRPP, portalin e shërbimeve online te regjistrit te pasurive te paluajtshme dhe sistemi  One stop shop për noteret. Por ky projekt do te ndihmoje jashtëzakonisht dhe për luftën ndaj korrupsionit ne drejtësi sepse duke i dhëne ILDKP aksesin online për hetime, do ti japë mundësi asaj qe te hetoje ne mënyre me te shpejte dhe efikase pasuritë e  gjyqtareve, prokuroreve dhe gjithë  familjareve te tyre apo njerëzve te lidhur me ta.

Ne çdo moment, nga sot, vetëm brenda pak minutave ILDKP do ketë mundësi te verifikoje pasuritë e paluajtshme, te te gjithë zyrtareve dhe njerëzve te lidhur me ta, te ministrave, deputeteve, zyrtareve te pushtetit qendror dhe atyre te pushtetit lokal. /Start/

                                                                                             2012-08-28 14:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›