E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj: Të identifikohen policët që nuk zbatojnë rregullat

Ai zhvilloi sot një takim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i kësaj drejtorie, Bernard Çaushaj dhe shefat e komisariateve.

“Në asnjë rast nuk duhet të ketë nënvlerësime të telefonatave të mbërritura në Sallën Operative, por duhet një shërbim i shpejtë dhe efikas, pasi në të kundërt impakti tek qytetarët do jetë negativ, duke ndikuar dhe tek besimi i tij tek strukturat e policisë. Shërbimi i Sallës Operative dhe strukturat e policisë në terren duhet të evidentojnë çdo shqetësim të qytetarëve, duke marrë dhe masa të menjëhershme për zgjidhjen e tyre”, theksoi Burgaj.

Kreu i Policisë së Shtetit, u kërkoi drejtuesve të Policisë së Tiranës, që të identifikojnë ato punonjës policie, të cilët me veprimet ose mosveprimet e tyre nuk janë të përshtatshëm për organizatën e Policisë së Shtetit, duke marrë dhe masa ndaj tyre konform Rregullores së Disiplinës, pasi këto elementë hedhin poshtë punën e shumë punonjësve të tjerë, të cilët janë të përkushtuar dhe profesionistë në punën e tyre.

“Shpejtësia e reagimit dhe ndjekja e problemit deri në zgjidhjen e plotë të tij, janë  elementë thelbësor për një shërbim sa më efikas ndaj qytetarit dhe padyshim që në punën e strukturave të Policisë së Shtetit jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin mbizotëron përgjegjësi, gatishmëri, etikë komunikimi dhe profesionalizëm në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve, ndërkohë që për çdo shkelje të evidentuar ndaj përgjegjësve do të merren masat e parashikuara në aktet normative”, tha Burgaj. /Start/

                                                                                             2012-08-28 15:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›