E Diel, 1 Nëntor 2026

Automjeti ndahet më dysh nga shpejtësia, vdesin dy të rinj, rëndë shoferi

automjeti_perfshihet_ne_flaDurrës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Durrës-Shijak mesditën e të hënës, ku dy të rinj kanë humbur jetën dhe një i tretë ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Durrësit.

Automjeti tip Mercedes Benz me targa DR 6165 D me të cilin udhëtonin të rinjtë është përplasur me një nga strukturat mbajtëse të reklamave në anë rrugës.

Sipas policisë, mësohet se automjeti ishte duke ecur tej normave të lejuara të shpejtësisë, ndërsa dyshohet se shoferi ka qenë i pirë.

Sipas ekspertëve, si pasojë e përplasjes së fortë, makina është ndarë më dysh dhe dy të rinjtë që kanë qenë në sediljet e pasme kanë fluturuar 100 metra larg nga vendi i ngjarjes. Identiteti i viktimave dhe të plagosurit ende nuk është bërë i ditur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në vendin e quajtur Xhafzotaj, afër Katër rrugëve të Shijakut të qytetit të Durrësit. Tre autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë të plagosurve, dhe për të transportuar trupat e pajetë.

Inspektorët e krimeve të Shijakut dhe Durrësit shkuan në vendngjarje për të kryer hetimet rreth ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›