E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhguesit: Fushata elektorale shkeli ligjin, klimë e polarizuar partiake

komisioni-i-vezhguesve-vendoreTiranë- Në raportin e dytë parazgjedhor Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë shpreh shqetësim për situatën e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe u rekomandoi partive politike që të arrijnë një konsensus për zgjidhjen e ngërçit.

Raporti tha se është e domosdoshme që KQZ-ja të funksionojë me shtatë anëtarë, sepse aktualisht është e paplotë.

Në raport është analizuar periudha nga 15 marsi deri në 23 maj, ndërsa fushata elektorale do të shoqërohet nga një tjetër raport që pritet të publikohet pak ditë para datës së zgjedhjeve të qershorit.

Fushata elektorale ka nisur përpara kohe, duke shkelur afatet ligjore,-thotë KVV-ja duke i bërë apel KQZ-së të marrë masa për të gjitha subjektet politike që nuk kanë respektuan kuadrin ligjor.

Fushata elektorale po nis me një klimë të lartë polarizimi midis dy aleancave kryesore dhe me një KQZ të cunguar dhe funksionimin jonormal të saj. Ecuria e procesit zgjedhor ka vënë në dukje mangësi në kuadrin ligjor, duke efektuar edhe funksionimin e institucionit zgjedhor. Megjithë përpjekjen e KQZ-së për të funksionuar normalisht edhe me katër anëtarë, konstatohet se veprimtaria e këtij institucioni është e paplotë. Listat e kandidatëve nuk respektuan kuotat gjinore. Në vazhdim të kësaj fushata zgjedhore ka nisur në mënyrë të gjerë dhe absolutisht në shkelje të ligjit,- tha KVV-ja.

Raporti tha se duhet që KQZ-ja të jetë e vëmendshëm në mbikëqyrjen e fushatës zgjedhore, në veçanti në përdorimin e administratës shtetërore për elektorat.

KQZ-ja të marrë masa për subjektet që nisën fushatën para kohe. Të marrë vendim për ecurinë e mëtejshme për përdorimin e teknologjive të sistemit elektronik të votimit dhe verifikimit të kartave. Të zhvillojë trajnimet e komisionerëve. Partitë politike të bien dakord për të zgjidhur ngërçin në KQZ, në mënyrë që ajo të funksionojë e plotë,-tha KVV-ja.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është një bashkim vullnetar organizatash jo-qeveritare dhe jo-politike të cilat në themel të aktivitetit të tyre kanë ndërtimin e demokracisë në Shqipëri e në veçanti vëzhgimin e proceseve zgjedhore në vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›