E Diel, 1 Nëntor 2026

Mafia siçiliane në gjyq, politikanë të lartë në bankën e të akuzuarve

mancinoItali- Ish-politikanë të lartë italianë dhe policë kanë dalë në gjyq së bashku me kumbarët e mafies në Siçili. Prokurorët pretendojnë se përfaqësuesit e shtetit italian bënë marrëveshje të fshehta me gangsterët, në një përpjekje për të ndaluar një seri të shpërthimeve vdekjeprurëse në fillim të viteve 1990.

Ish-ministri i Brendshëm, Nicola Mancino protestoi të hënën së bashku me bosët mafiozë si famëkeqi Toto Riina.

“Unë kam luftuar gjithmonë mafien. Unë nuk mund të jem në të njëjtin gjykim si mafia. Unë kam besim dhe shpresë se drejtësi do të bëhet dhe që unë të mund të jem jashtë gjyqit sa më shpejt të jetë e mundur”,- insistoi ai i cituar nga BBC-ja.

Ai është akuzuar për dhënien e dëshmisë së rreme për prokurorët që hetuan rastin, akuza që ai i mohon. Një tjetër ish-ministër, Calogero Mannino, gjithashtu është thirrur në gjyq. Dëshmitarët mund të përfshijnë figura kryesore si presidenti Giorgio Napolitano.

Rreth 20 vjet më parë, mafia luftoi shtetin italian. Ka pasur bombardime të makinave në Romë, Firence dhe Milano dhe dy prokurorë antimafia vdiqen në shpërthimet shkatërruese në Siçili. Figura të larta të politikës italiane u vunë në shënjestër të hetimit për bashkëpunim me mafiozët. Këto marrëveshje përfshinin ndjekjen e gangsterëve më pak të fuqishëm dhe lehtësimin e kushteve për ata që tashmë ishin në burg. Por ende asgjë nuk është provuar.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›