Automjeti përfundon në Shkumbin, rëndë drejtuesi

Policia lokale sqaroi se një mjet tip Opel drejtuar nga shtetasi Ilir Hysa, 35-vjeç me banim në Librazhd, ka përfunduar në lumin Shkumbin.
Policia saktësoi se automjeti ka rrëshqitur për shkak të pranisë së akullit në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Çezma e Myftarit përgjatë aksit rrugor Librazhd - Elbasan.
Mësohet se 35-vjecari Ilir Hysa fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga automjeti duke i shpëtuar vdekjes dhe menjëherë u transportua fillimisht në spitalin lokal e më pas për në Spitalin Ushtarak në Tiranë me helikopter, për një kurim më të specializuar. /Start/
2012-02-19 16:26