E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia i ofron ndihme Libise ne tranzicion Rozeta Rapushi

Shqiperia eshte e gatshme qe te ofroje ndihme dhe asistence konkrete ne sektoret ku kerkohet, per popullin libian. Keshtu siguroi dje zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, gjate vizites zyrtare ne Tripoli, homologun e tij, Ashur Ben Khaial. Gjate takimit te zhvilluar, dy personalitetet diskutuan mbi situaten ne Libi, bashkepunimin dypalesh e asistencen dhe ndihmen qe mund t'i ofrohet Libise ne kete periudhe te tranzicionit. Ne kete kuader, ministri Haxhinasto theksoi se vizita shenon nje faqe te re ne marredhenien midis dy vendeve, si dhe siguroi Ashur Ben Khaial per vazhdimesine e mbeshtetjes se qeverise Shqiptare per procesin e tranzicionit. Duke iu referuar bashkepunimit dypalesh, ministri Haxhinasto tha se Shqiperia eshte e gatshme te ofroje ndihme dhe asistence konkrete ne ata sektore, ku ajo kerkohet. Ai propozoi organizimin e komisioneve te perbashketa per te shqyrtuar gjithe keto mundesi. Nje fushe e rendesishme bashkepunimi eshte ajo e ekonomise, ne fusha si energjia, hidrokarburet, ndertimi, por edhe ne shendetesi, arsim, etj. "Eksperienca shqiptare e tranzicionit, nga diktatura ne demokraci, mund te jete e vlefshme per Libine dhe ne jemi gati qe te ofrojme kete eksperience nese nevojitet, per ngritjen dhe forcimin e institucioneve te Libise", u shpreh ministri. Bashkebiseduesit, gjithashtu, ndane te njejtin mendim per te organizuar forume biznesi apo aktivitete te tjera, te cilat do te mundesojne kontakte midis komuniteteve te biznesit te dy vendeve. Nga ana a tij, ministri i jashtem i Libise vleresoi bashkepunimin e deritanishem dhe nenvizoi se eshte e nevojshme qe te rikonsiderohet dhe rivleresohet ai, ne kuader te ndryshimeve qe kane ndodhur ne Libi. Tashme, Libia eshte perqendruar me teper ne drejtim te rindertimit te vendit dhe pajtimit te popullit, por ne vleresojme se marredheniet me popullin mik shqiptar jane te rendesishme. "Libia eshte e vendosur qe te ece me vendosmeri ne drejtim te ndertimit te nje vendi, qe do te kontribuoje per paqen dhe stabilitetin ne Rajon dhe me gjere. Bashkepunimi midis dy vendeve,- tha ai,- duhet te forcohet edhe ne kuader te dimensionit mesdhetar, meqe te dy vendet jane vende mesdhetare", u shpreh Ben Khaial. Dy personalitetet diskutuan me tej edhe per zhvillimet ne Rajonin e Ballkanit dhe u ndalen vecanerisht ne ceshtjen e njohjeve te reja per shtetin e ri te Kosoves. Haxhinasto i kerkoi homologut te tij, qe Libia te marre nje vendim miratues ndaj njohjes se Kosoves, duke nenvizuar se nje gje e tille do te kete ndikim pozitiv ne te gjitha vendet e Rajonit te Ballkanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›