FSK me konferencë rajonale

Forca e Sigurisë së Kosovës nga sot deri të mërkurën do të mbajë konferencë rajonale të nënoficerëve me temë “Zhvillimi i nënoficerëve dhe bashkëpunimi ndër-rajonal”, transmeton rtk.
Në konferencë do të marrin pjesë nënoficerë të ushtrive nga Mali i Zi, Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina si dhe nga Ushtria gjermane dhe EUCOM. /Indeksonline/