E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Tepelenë, grabitet me armë autobusi

Autobusi i linjës Sarandë-Tiranë është grabitur gjatë mesnatës.

Persona ende të paidentifikuar nga policia, me armë dhe me maska në fytyrë kanë ndaluar autobusin e linjës dhe u kanë marrë pasagjerëve rreth 300 mijë lekë të vjetra.

Fillimisht, personat me maska i kanë bërë shenjë shoferit të ndalojë. Më pas kanë qëlluar me armë dhe në drejtim të mjetit.

Nga breshëria e plumbave është thyer një xham i autobusit dhe është plagosur një pasagjer nga copat e xhamit, raporton noa.

Pasi kanë marrë paratë personat e maskuar janë larguar në drejtim të lumit Vjosë.

Pas sinjalizimit të policisë, forcat e rendit kanë nisur hetimet intensive për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›