E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Autoportreti” i Van Gogut është në fakt vëllai Teo

Studiuesit e artit në muzeun “Van Gog” në Amsterdam thanë se kanë zbuluar që vepra e piktorit holandez Vinsent van Gog - që është menduar si autoportret i piktorit, në fakt është portreti i vëllait të tij, 5 vjet më të vogël Teo. “Sipas opinionit që është ngritur deri më tani, Vinsen van Gog nuk e pikturoi kurrë vëllanë e tij Teo” - deklaruan në një konferencë për shtyp të martën drejtuesit e muzeut që zbuluan të vërtetën e “autoportretit”. Ka qenë në fakt studiuesi Luis van Tilborg ai që ka zbuluar se piktura e vitit 1887, që tregon një burrë me kapele me ngjyrë të hapur dhe xhaketë blu të errët, është në fakt portreti i vëllait të vogël të Van Gogut, Teos dhe jo autoportret. “Këtë përfundim e kemi bazuar në një numër ndryshimesh të dukshme mes dy vëllezërve, duke nxjerrë në pah tipare të ngjashme, përfshirë mjekrën e rregullt të personit në portret dhe veshjen në formë harkore, tipare që në fakt Vinsent van Gog nuk i ka patur”- mbrojtën tezën e tyre drejtuesit e muzeut. “Forma dhe ngjyra e mjekrës së Teos, më shumë e verdhë sesa e kuqe, gjithashtu është një tipar tregues, ashtu si dhe ngjyra e syve dhe stili i veshjes. Të gjitha këto mbështesin tezën tonë se “Autoportreti” i piktorit Van Gog nuk është aspak portreti i tij, por i të vëllait Teo van Gog.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›