Kriza, Rompuy: Nuk është e nevojshme të ndryshohet traktati i BE
BRUKSEL- Rregulla më të forta për të zgjidhur krizën e Eurozonës mund të arrihen edhe pa ndryshuar traktatin e Bashkimit Europian, bën të ditur presidentit i Këshillit të Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy.
Në një raport, i cili është zbuluar nga disa prej mediave kryesore botërore për samitin e Bashkimit Europian që nis të enjten Van Rompuy ofron mareëveshje fiskale të shpejtë pa pasur nevoje për ratifikime të gjata nga parlamentet kombëtare apo referendume.
Gjermania dhe Franca jane duke nxitur vendet anëtare të BE-së për një traktat të ri në muajin mars duke theksuar se rregullat më strikte duhen përcaktuar atje.
Sipas raportit të zbuluar nga BBC, presidenti Van Rompuy propozon një plan fiskal pa qenë e nevojshme për një traktat të ri që do të kërkonte procedura të gjata miratimi. Ndërkohë kryeministri Britanik Kameron ka kërcënuar se do të bllokojë një traktat të ri të mundshëm të BE-së.
(el.me/news24/BalkanWeb)