Presidenti i ri, PS: Berisha kontroll ndaj SHISH e Prokurorisë

Deputetët e opozitës thanë se me këtë emërim, kryeministri Berisha tenton të përfshijë nën kontroll Prokurorinë e Përgjithshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror.
"Sali Berisha kujton se me vendosjen në krye të shtetit të një noteri publik mund të kontrollojë Prokurorinë e Përgjithshme, Shërbimin Informativ Shtetëror. E ka krejtësisht gabim, sepse për asnjë moment ne nuk do të rreshtim së kërkuari se ky vend të mbajë dhe të ruajë orientimin e vetë pro evropian. Ne investuam deri në fund me gjithë zemër për një konsensus politik, që do ti jepte Shqipërisë jo thjesht një president të ri të republikës me mbështetjen e të gjitha palëve, por do të ishte një shans real për të marr statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, në vigjilje të 100-vjetorit të Pavarësisë. Një miku im analist më tha, sa e vështirë është të krahasosh Bujar Nishanin, me Ismail Qemalin, po fatkeqësisht të hënën Shqipëria zgjodhi një noter partiak në rolin e Presidentit vetëm me votat e Sali Berishës duke i dhënë familjes evropiane mesazhin më të gabuar, para provimit të tretë të vjeshtës në Bruksel", tha deputeti i PS-së, Taulant Balla.
Në reagim, deputetja demokrate Mesila Doda, u shpreh se opozita duhet të sillte një kandidat për postin e Presidentit. "Por sikur ne të ishim opozita në asnjë rast nuk do të kishim ndenjur të ulur si paralitik nëpër sallë ditën e zgjedhjes së Presidentit. Do të kishim sjellë sigurisht një emër sepse ky vend ka boll shqiptarë të mirë, ka boll politikanë të mirë që e meritojnë atë post. Dhe do të kishim ndërmarr një aksion politik. Por dhe nëse nuk do të kishim sjell emër të jeni të sigurtë që keq a mirë do ua kishim numëruar të gjitha 'jo'-të e votave tona. Sepse ne jemi një forcë politike dhe pranojmë sistemin demokratik, pranojmë Kushtetutën dhe ligjet e vendit", tha ajo. /Start/
2012-06-14 14:57