Rusisë i kërkohet që të bëhet më e ashpër me Sirinë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka paralajmëruar Moskën se rrezikon të humbë ndikimin e saj në Lindjen e Mesme nëse nuk vepron në mënyrë më konstruktive.
Franca kërkon që plani i paqes i të dërguarit të OKB-së, Kofi Anan, të imponohet me detyrim.
Por, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, ka këmbëngulur që Moska nuk do të miratojë përdorimin e forcës.
Gjithashtu edhe Kina nuk ka gjasa që ta mbështesë këtë lëvizje në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë, në një raport të grupit të të drejtave të njeriut “Amnesty International”, qeveria siriane akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Start/F. P/
2012-06-14 10:59