E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoritetet maqedonase keqtrajtojnë artistët. “Këtu nuk jeni në Shqipëri, as në Kosovë”

Kohëve të fundit janë marrë disa nisma nga intelektual shqiptar për ta kontribuuar në jetën kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, mirëpo kjo si duket u pengon autoriteteve maqedonase.

Artistët, pedagogët, gazetarët dhe në përgjithësi intelektualët shqiptar, në kufirin Shqipëri-Maqedoni kontrollohen nga doganierët maqedonas si të ishin trafikant droge apo armësh. Marrëveshjet për lëvizjen e lirë të personave mes dy shteteve kanë mbetur vetëm në letër, raporton agjencia e lajmeve INA.

Ditë më parë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, i cili mban titullin “profesor”, Artan Fuga i është nënshtruar një kontrolli të ashpër pa asnjëfarë arsyetimi dhe është mbyllur në një garazh bashkë me makinën.

Profesori Fuga sjell rrëfimin e tij në rrjetin social Facebook, i cili i ngjanë një komedie të trishtë. Ai po udhëtonte vetëm me letërnjoftim, duke qenë i informuar për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Shqipërisë për lëvizjen pa pasaporta.shkruan shekulli

“Ne kufirin maqedonas, hyrje dhe dalje nga ana tjetër më kontrolluan dy herë brenda 50 kilometrash, valixhet, çantat, gjithçka e nxorën jashtë veturës, jashtë si arixhinj. Ku po shkoni, pse po shkoni, çfarë jeni, rrobat m.bi ca stola guri, pa asnjë etiketë, kontrolluan poshtë veturës, një tip shfrynte edhe gomat e veturës duke shtypur në pipth, bashkë me makinën na futën edhe ne në një garazh dhe na mbyllën derën nga mbrapa. Nja dy punonjës dogane që flisnin shqip më thanë se keq na vjen, por po ju kontrollojmë se ke-mi parë shumë vetura nga Shqipëria që transportojnë drogë. E na mbanin fjalime morali se i vinte turp nga ne shqiptarët e Shqipërisë, pra nga unë, se e kishim hak të dyshoheshim. E shihja me keqardhje të shkretin. Pastaj kërkuan që të firmosja një dokument kontrolli. Nuk pranova në asnjë mënyrë duke iu thënë se nuk mund të firmos një dokument sikurse më kërkoni në një gjuhë që nuk e kuptoj. Po, ti ma jep me vete atë dokument - i thashë shqipos në doganën maqedonase. Firmose të ta jap - m'u përgjigj. Përktheje në shqip ta firmos iu përgjigja. Po, ju në Shqipëri i keni maqedonisht shkresat më tha? Të paktën në anglisht se nuk besoj se në Shqipëri u kërkojnë të huajve të firmosin akte kontrolli në shqip”.

Një tjetër artist

Ndërkaq, një javë më parë të njëjtën skenë kontrolli dhe sjellje, përjetoi edhe koreografi i njohur shqiptar, Gjergj Prevazi.

Por, në pikën kufitare Bllacë, pasi ka kaluar kontrollet e policisë, atë e ka ndaluar një doganier, i cili e ka mbajtur në kufi për dy orë duke i kërkuar pasaportën.

“Kam përshtypjen se është diçka e qëllimshme sepse mu duk i qëllimshëm ai doganieri. Jam kontrolluar sikur të isha trafikant droge apo armësh. Mbase policia e ka për detyrë të kontrollojë, por nuk besoj që tek një artist mund të ketë kaq dyshime. Për më tepër kërkesa ishte absurde dhe jo logjike. Kërkohet pasaporta, kur marrëveshja është që lejohet lëvizja me kartë identiteti. Në fund fare, unë e kalova kufirin po me kartën e identitetit”,- është shprehur Prevazi.

Policët u tregojnë "forcat" gazetarëve : Nuk jeni në Shqipëri, as Kosovë

Jo më larg se një muaj, një ekip i televizionit "Klan Kosova" u ndalua nga policia maqedonase, duke u urdhëruar që të mos xhironin dhe duke provokuar ekipin e gazetarëve. Gazetari Kushtrim Sadiku, që ka qenë pjesë e ekipit ka theksuar se janë ndaluar nga policia dhe janë mbajtur për gjysmë ore.

"Policët m'u drejtuan se këtu nuk është as Shqipëri, e as Kosovë. Këtu funksionon ligji. Unë i pyeta se ku e dinë ata a funksionon ligji në Shqipëri dhe Kosovë… Ai ma ktheu se nuk ka qenë dhe as nuk do të shkojë kurrë. Ky është fashizëm dhe nuk e di a ta quajmë ndryshe",- ka rrëfyer gazetari Sadiku, i cili mbante pasaportë shqiptare.

Sipas tij, inspektorët kanë qenë me veshje civile dhe gjatë gjithë kohës kanë refuzuar t'i tregojnë dokumentet e tyre policore. Ekipi është urdhëruar që të mos bëjë xhirime dhe të kryejë punën./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›