Autoritetet ne Shqiperi po hetojne kerkesat per azil ne vendet e Schengen-it

Autoritetet zyrtare ne Shqiperi jane vene ne levizje nga zhvillimet me te fundit me procesin e udhetimit pa viza te qytetareve per ne zonen Schengen te BE-se. Ne dy nga shtetet pritese ne Belgjike dhe ne Suedi eshte rritur numri i qytetareve shqiptare te cilet kane paraqitur kerkese azili. Duke iu referuar shifrave zyrtare qe posedon Ministria e Brendshme ne Tirane ne Belgjike ne periudhen korrik-shtator ka patur 50 raste te tilla nderkohe qe ne dy javet e para te tetorit ka dhe 20 kerkesa te reja per azil nga qytetaret shqiptare. Ndersane Suedi deri me tani jane 85 kerkesa azili gjithsej.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri Nishani ne bisede me Deutsche Welle-n
Ministri i Brendshem Bujar Nishani thote per DW se keto shifra krahasuar me vendet e tjera te rajonit ku jane evidentuar dhe rreth 1.000 kerkesa per azil sigurisht qe jane teper te ulta.
Por ne duam qe te jemi maksimalisht korrekt dhe qe as dhe nje qytetar i vetem te mos jete te themi nje eksportues i shqetesimit per autoritetet e vendeve anetare te BE-se. Te mos kete as dhe nje qytetar qe te krijoje perceptime jo te mira ndaj shoqerise shqiptare dhe mazhorances se qytetareve shqiptare. Ka qene mjaft i qarte qendrimi i Komisionit Evropian se nuk behet fjale ketu per ndonje situate dramatike por natyrisht te gjitha masat duhen marre shprehet ministri Nishani.
Azilkerkuesit kerkojne mbrojtje nga fenomeni i gjakmarrjes
Ministri Bujar Nishani thote se po bashkepunohet ngushte me autoritetet e belge dhe suedeze per te analizuar me kujdes situaten e krijuar se fundi ne keto dy shtete. Ne pjesen me te madhe azilkerkuesit sipas tij kane perdorur si argument mbrojtjen nga fenomeni i gjakmarrjes. Bujar Nishani pranon se ky fenomen ka ekzistuar dhe ekziston ne realitetin shqiptar por jo ne ate nivel sa eshte pretenduar nga azilkerkuesit qe sipas tij kane abuzuar me dokumentacion jo te rregullt dhe te fallsifkuar ne arritjen e qellimit te tyre.
Informacionet tona paraprake flasin per dhenie te dokumenteve ose vertetimeve nga ana e shoqatave te ashtuquajtura se jane angazhuar ne faljen e gjakut. Por dhe per shkak te familjaritetit dhe te akteve korruptive te disa kryetareve te komunave te cilet leshojne vertetime te tilla per qytetare qe nuk kane patur lidhje me problemin e gjakmarrjes qe e bejne kete mbi bazen e rrushfetit. Ky varion nga 50 deri ne 100 euro per vertetime te tilla. Autoritetet ligjzbatuese po hetojne me shume kujdes sa i takon leshimit te dokumentave te fallsifikuara. Nga ana tjeter ne jemi duke bashkepunuar ngushte me perfaqesuesit e institucioneve te ketyre vendeve ku Ministria e Brendshme ne Tirane ka bere te qarte se te gjithe qytetareve shqiptare qe jane paraqitur per te kerkuar azil ne menyre te paargumentuar dhe me dokumente te fallsifikuara do te kthehen menjehere ne Shqiperi. Gjithashtu po shikojme nese ketu kemi te bejme dhe me elemente te veprimtarise kriminale.
Pala shqiptare do te perballoje shpenzimet e transportit per qytetaret e kthyer si dhe trajtimin psikosocial te tyre me kthimin ne familjet e tyre. Ministri i Brendshem i Shqiperise perserit per DW se rastet e fundit nuk do te mund prishin imazhin e qytetareve shqiptare te cilet treguan me procesin e regjimit te vizave per zonen Schengen se jane bashkepunues dhe te gatshem per te respektuar sistemin e rregullave per udhetimin pa viza.
Rigjallerim i fushates ndergjegjesuese
Levizja Europiane ne Shqiperi eshte nje organizate joqeveritare qe e monitoron prej fundit te dhjetorit te vitit 2010 procesin e udhetimit pa viza. Drejtori i organizates Gledis Gjipali e pershkruan si nje histori suksesi fazen e muajve te pare te zbatimit te ktij regjimi lehtesues nga ana e qytetareve shqiptare. Ata kane treguar pergjegjshmeri thote ai per DW duke e shfrytezuar brenda kritereve te drejten per te dale jashte vendit per qellime turistike te vizites tek te afermit per qellime mjekesore etj. Gjipali permend dhe shqetesimin qe eshte ngritur ne muajt e fundit per evidentimin e rasteve te kerkesave per azil.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gledis Gjipali Drejtori i organizates Levizja Europiane ne Shqiperi
Ketu ka ndikuar mendoj dhe nje ulje e intesitetit te fushates informuese per qytetaret e cila duhet te jete aktive te pakten gjate vitit te pare dhe te dyte te aplikimit te levizjes pa viza. Gjithashtu duhet te kemi parasysh dhe faktore te tjere si kriza ekonomike apo qe per nje pjese te qytetareve eshte shfrytezuar per qellime turistike fakti i procedurave te gjata qe disa vende te zones Schengen kane per miratimin e kerkesave per azil. Qe do te thote se ata mund te kene gjykuar qe derisa te marrin pergjigje te qendrojne dhe te perfitojne mbeshtetje. Por faktet tregojne se pergjigjet pozitive per azil jane tejet minimale vetem atehere kur ka kerkesa shume te argumentuara me fakte dhe dokumente te besueshme. P.sh. Belgjika e ka vetem 1 perqind nivelin e pranimit te kerkesave per azil. Edhe vende te tjera e kane bere te qarte se udhetimi pa viza nuk duhet te shfrytezohet per kerkese azili dhe ata qe do ta nderrmarrin do te kthehen ne vendin e origjines.
Per aktivistet e EMA-s rigjallerimi i fushates ndergjegjesuese do te kete ndikim qe ky proces te vijoje me normalitet si nje ndihme shumeplaneshe per qytetaret shqiptare.
Autor Arben Muka / Tirane
Redaktoi E. Xhani