Kushtetuta e Kosoves ka nevoje per ndryshime te tjera sa i takon mbikqyrjes nderkombetare

DW Zoti Bajrami deri ne cfare faze ka arritur puna e komisionit per ndryshimin e Kushtetutes se Kosoves
Bajrami Procesi per amendamentimin e Kushtetutes se Kosoves ka ardhur pothuaj ne fazen finale. Jemi ne fazen e debatit publik nderkohe qe kemi miratuar nje pako amendamentesh ne komision ne menyre konsensuale dhe po presim qe pas perfundimit te debatit publik te miratohet teksti i disa amendamenteve dhe ti propozohet kuvendit per miratim ne menyre qe te hapet rruga qe vitin e ardhshem te behet zgjedhja e drejtperdrejte e presidentit te Kosoves.
DW Zoti Bajrami a do te jete Kosova republike parlamentare apo po shkon drejt nje sistemi presidencial
Bajrami Republika e Kosoves edhe aktualisht pa ndryshime kushtetuese nuk eshte nje sistem i paster parlamentar sepse bazohet ne nje ndarje te pushtetit ku pozita e presidentit eshte mjaft aktive sepse presidenti ka edhe kompetenca qe jane tipike per ekzekutivin si per shembull udheheq politiken e jashtme ben emerime te tjera keshtu qe ne me teper i perngjajme sistemeve gjysme presidenciale. Pra me keto ndryshime me faktin qe po zgjidhet drejtperdrejt presidenti mund te konstatojme se Republika e Kosoves i takon grupit te shteteve me sistem te perzier parlamentar dhe presidencial dhe kjo eshte shume mire sepse krijon nje ekuiliber te mire ndermjet pushteteve.
DW Kete vit do te perfundoje amendamentimi i Kushtetutes vetem per zgjedhjen e presidentit apo do te kete edhe ndryshime tjera ne kushtetute
Bajrami Sa i perket reformes qe ka te beje me zgjedhjen e drejtperdrejte te presidentit procesi do te perfundoje kete vit. Nderkohe jemi ne proces te kerkimit te mandatit shtese sepse jemi koshient se ka nevoje per rishikime edhe ne disa segmente te Kushtetutes por qe kjo nuk lidhet me ndryshimet kushtetuese per zgjedhjen e presidentit. Ne fazen e dyte ne tentojme qe deri ne fund te kesaj legjislature te rishikojme Kushtetuten edhe ne segmente tjera e sidomos ne segmentin qe ka te beje me pavaresine e mbikeqyrur apo me bartjen e plote te kompetencave nga prezenca nderkombetare te institucionet e Kosoves edhe pse ky eshte nje proces politik.
DWZoti Bajrami me konkretisht si do te specifikohet ne Kushtetute fundi i mbikqyrjes se pavaresise se Kosoves
Bajrami shte pjesa e dispozitave tranzicionale qe eshte pjesa e fundit e Kushtetutes ku jane percaktuar disa mandate ekzekutive te prezences civile. Pra kemi nje prani te fuqishme nderkombetare ne institucionet e Kosoves duke filluar nga Gjykata Kushtetuese dhe mendoj se krahas fundit te mbikeqyrjes se pavaresise duhet te filloje debati qe keto kompetenca te barten te institucionet vendore. Pra kjo kerkon rishikimin komplet te nje kaptine te Kushtetutes qe quhet dispozita tranzicionale dhe ne jemi te gatshem ta bejme kete rishikim.
DW Keto ndryshime te planifikuara a prekin pakon e Marti Ahtisarit per faktin qe nje pjese e mire e kesaj pakoje eshte e perfshire ne Kushtetuten e Kosoves
Bajrami Ne fazen aktuale nuk preket pakoja e Marti Ahtisarit ajo plotesisht respektohet sepse eshte nje baze politike mbi te cilen eshte nxjerre edhe Kushtetuta e Kosoves dhe te gjitha parimet e pakos respektohen qofte sa i perket respektimit te te drejtave te komunitetit pakice qofte sa i perket autoriteteve nderkombetare. Ne nje faze te mevonshme sidomos ajo qe ka te beje me mbikeqyrjen nderkombetare nese arrihet nje pelqim do te mund te rishikohet ajo pjese. Ndryshimi i vetem qe ndodhe ne pakon e Ahtisarit eshte transformimi i vendeve te komuniteteve pakice nga vendet e rezervuara ne vende te garantuara dhe ky eshte nje ndryshim qe automatikisht parashihet edhe me kushtetuten ne fuqi por edhe me pakon e Marti Ahtisarit.
Intervistoi Bekim Shehu / Prishtine
Redaktoi E. Xhani