Jahjaga Do te vije dita qe edhe me Serbine do te kemi marredhenie si dy shtete fqinje

DW Si e vleresoni raportin e Komisionit Europian hapin qe ndermori per Serbine dhe shansin per heqjen e vizave per qytetaret e Kosoves ne BE
Jahjaga Raporti i progresit i Komisionit Europian per Kosoven deshmon qe Republika e Kosoves eshte ne axhenden evropiane dhe e ka te qarte rrugen e integrimit ne Bashkimin Evropian. Raporti eshte real dhe konkret eshte vleresim i Komisionit Evropian dhe si i tille i ndihmon institucionet e Kosoves qe te bejne permiresime ne fushat ku jane te konstatuara ngecjet. Hapja e dialogut po ashtu per liberalizim te vizave per qytetaret e Kosoves eshte nje vendim i pritur i cili do te realizohet me shpejt se ne vendet e tjera qe e kaluan kete rruge sepse Kosova e ka per nje kohe te gjate prezencen nderkombetare dhe ka bere parapergatitjet e duhura qe te plotesohen te gjitha kushtet teknike por edhe ligjore per perjetesimin e vendimit. Kosova deshiron te kete marredhenie te mira me te gjitha vendet e rajonit duke perfshire edhe Republiken e Serbise ne baze te respektimit te pavaresise sovranitetit dhe intergitetit territorial te secilit shtet. E ardhmja e te gjitha vendeve te rajonit eshte integrimi ne Bashkimin Europian dhe kjo arrihet vetem duke e ndihmuar dhe jo penguar njeri-tjetrin.
DW Kosova si shtet i ri ka shume sfida perpara deri ne konsolidimin e saj. Baze per kete jane institucionet ne radhe te pare ato ligjore por edhe ato politike. Vete rasti qe Gjykata Kushtetuese ka rrezuar dy presidente tregon se ka shkelje dhe vend per korrigjime. A po punohet ne kete drejtim zonja Presidente
Jahjaga Rasti i Gjykates Kushtetuese nuk ishte shume i qarte ne ate kohe pasi kishim te benim atehere me mosnjohjen e procedurave e jo me shkelje te qellimshme te Kushtetutes. Tashme Kosova i ka konsoliduar institucionet dhe kjo eshte vleresuar ne raportin e progresit dhe priten reforma ne gjyqesi qe te vije me shume ne shprehje pavaresia e tyre dhe te menjanohet plotesisht ndikimi i politikes edhe terthorazi. Ne po punojme edhe mbi ndryshimet kushtetuese dhe ne ndryshimet e sistemit zgjedhor duke synuar qe te marrim pervojat e vendeve te Bashkimit Europian dhe duke bere nje qeverisje me efikase. Kosova sot ne pjesen me te madhe eshte shtet i sundimit te ligjit.
DW Tashme me situaten e fundit ne veri eshte ashpersuar shume konflikti nderpartiak brenda vendit. Te gjithe mendojne per teza te ndryshme lidhur me zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Ju si presidente cfare mendoni Si dhe kush do ta zgjidhe kete ngerc
Jahjaga Zgjidhja eshte zbatimi i Planit Ahtisari qe ka dhene rezultate te mira ne komunat e tjera te vendit dhe mbajtja e zgjedhjeve ne komunat e Leposavicit te Subinpatokut te Zdecanit konstituimi dhe mbajtja e zgjedhjeve edhe ne komunen e Mitrovices se Veriut do tu mundesonte qytetareve te veriut te Kosoves te nacionalitetit serb qe te zgjedhin perfaqesuesit e vet legale dhe legjitim qe te zbatohet kushtetuta dhe ligjet e Republikes se Kosoves qe jane ne pajtueshmeri me standartet me te larta evropiane ne realizimin e te drejtave te njeriut dhe te drejtave kolektive te nacionaliteteve. Kjo rruge nuk ka alternative sepse nuk ka ndarje te Kosoves nuk ka ndarje te Serbise nuk ka shkembim territoresh nuk ka shperngulje te popullsise dhe per kete nuk dhe nuk do te kete asnjehere marreveshje ndershteterore mes Kosoves dhe Serbise. Keto ishin politikat e shekullit te kaluar qe une nuk i perkrah. Ky asnjehere nuk ka qene dhe nuk eshte vizionin europian. Rregullimi i brendshem i Kosoves eshte ceshtje e sovranitetit dhe subjektivitetit shteteror te Kosoves eshte ceshtje e deklarimit plebishitar te popullit te Kosoves dhe ne kete drejtim nuk do te kete Ahtisari plus e as administrim nderkombetar te tri komunave te Kosoves ne veri sepse kjo eshte ne kundershtim me kushtetuten e vendit dhe niveli I diferencuar i autonomive brenda territorit te Kosoves mbi nivelin komunal do te nxiste pabarazi dhe shperngulje te popullsise nga nje komune ne nje komune tjeter. Me arsyen se ne nje komune ne kete rast te Leposavicit sigurohen me shume te drejta per serbet se sa ne Gracanice. Autonomia komunale dhe plani Ahtisari jane te mjaftueshme dhe gjitheperfshirese per rellizimin e te drejtave kombetare te serbeve turqve boshnjakeve dhe te tjereve qe jetojne ne Republiken e Kosoves.
DW Korrupsioni eshte prezent gati ne te gjitha nivelet ne Kosove. A e shihni ju kete si nje rrezik per Kosoven qe sic e quan gazeta Tagespiegel Kosova eshte kthyer ne nje vend ku vetem plackitet
Jahjaga Korruspioni nuk eshte rrezik vetem per Kosoven por eshte per secilin shtet tjeter. Te gjitha shtetet ne tranzicion kane korrupsion sepse mekanizma te ndryshem e shfrytezojne periudhen kur institucionet e shtetit nuk jane konsoliduar ende apo nuk ajne bere aq te fuqishme sa ta parandalojne dhe ta luftojne korrupisonin qe gjithmone eshte i lidhur me krimin e organizuar. Per ta luftuar me sukses korrupsionin duhet ndertuar nje politike dhe mekanizma qe para se gjithash kane te bejne me masat per parandalimin e kesaj dukurie dhe pastaj edhe per masat per luftimin e saj. E gjitha kjo eshte e nderlidhur edhe me edukimin e popullates dhe me vlerat ne shoqeri. Gjithashtu me punen e pavarur te organeve te hetuesise dhe te gjyqesise dhe shkallen e tyre profesionale si dhe me rrugullore te mire ligjore. Kosova eshte nje vend i vogel dhe secili ketu e di se kush dhe me cka merret. Me rregulloren e mire ligjore nuk eshte e veshtire te realizojme maksimen zero tolerance ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar. Ligjet qe jane ne hartim e siper per mbrojtjen e deshmitareve dhe per konfiskimin e pasurise se fituar ne menyre te paligjshme apo qe jane burim i financimit te krimit te organizuar do te ndihmojne ne mase jashtezakonisht te madhe.
DW Ndryshe nga Shqiperia ndaj jush nuk ka pasur konfrontime politike nga qeveria. Politika nuk ka reaguar me akuza ndaj institucionit tuaj ose te pakten nuk ka pasur ndonje rast qe ka qene ne permasa te medha. A do te thote kjo qe gjerat ne presidence funksionojne perfekt apo kemi te bejme me nje presidente qe nuk preferon te perplaset
Jahjaga Pak nga te gjitha keto. Une jam zgjedhur presidente konsensuale e votuar me dy te tretat e votave ne kuvendin e Kosoves e votuar nga te gjithe krahet politik si dhe nga partite e minoriteteve. Mandati im kushtetues eshte te jem unifikuese dhe jashte ndikimeve partiake. Kjo eshte ne nje fare menyre edhe bindja ime per poziten e presidentes. Une do te respektoj kushtetuten dhe ligjet e Republikes se Kosoves. Deri tani nuk kam kthyer asnje ligj por nese kjo ndodh ne te ardhmen kete nuk do ta bej se nje ligj eshte kundershtuar nga nje apo me shume parti politike por sepse kundershtimet qe behen ne ate ligj do te jene te argumentuara e duan te mbrojne interesat e qytetareve dhe do te bazohen ne parimet kushtetuese.
DW Ju keni krijuar gjate mandatit tuaj shume kontakte me homologet tuaj ne rajon dhe ne bote. Te gjitha vendet tashme kane aspiruar per ne BE- edhe pse cdo vend ka ende probleme te pazgjidhura. Si e shihni ju te ardhmen e Ballkanit
Jahjaga Kam kontakte me shume lidere te shteteve dhe ne takimet me ata une percoj mesazhin e paqes dhe te stabilitetit te respektit te ndersjellte dhe te synimeve jo vetem te Kosoves por te gjithe Ballkanit perendimor qe te kemi anetare te Bashkimit Europian. Me Serbine jemi duke zhvilluar nje dialog si pale te barabarta ne Bruksel qe po jep rezultate sepse zgjidhjet per te cilat po merremi jane zgjidhje evropiane. Por do te vija dita qe edhe me Serbine te kemi marredhenie normale si dy shtete fqinje duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial te secilit vend. Pavaresia e Republikes se Kosoves eshte e pakthyeshme sepse eshte rezuiltat i shprehjes se lire te vullnetit te popullit te Kosoves dhe eshte perkushtim i fuqishem i faktorit nderkombetar qe ne Ballkan te mos kete me lufte hegjemonizem dhe shtypje.
DW A do te pranonit te ishit kandidate e ndonje grupi politik qe do tiu propozonte per presidente edhe ne nje mandat te dyte vitin e ardhshem
Jahjaga Mandati im kushtetues nuk me lejon qe te deklarohem per kete teme tani para se te caktohet data e zgjedhjeve dhe para se te nise fushata zgjedhore. Une i kam marredheniet shume te mira me te gjitha partite dhe grupacionet politike dhe kete e shfyrtezoj qe te jem me e suksesshme ne ushtrimin e mandatit tim kushtetues te cilin dua ta coj deri ne fund dhe ti realizoj te gjitha synimet per te cilat e kam marre gjithe votebesimin.
DW Nese nuk do te jeni me presidente a do te vazhdonit te merreshit me politike
Jahjaga Nuk e di kete tani por do ta marr vendimin kur te vije koha dhe varesisht prej sukseseve rezultateve dhe perkrahjes qe do te kem. Parimisht pas ushtrimit te nje funksioni unifikues nuk kam mendim se ne politike duhet te kem nje pozite tjeter.
DW A mendoni se presidenti do te ishte me mire te zgjidhej nga populli
Jahjaga Pyetja se a do te ishte me mire te zgjidhej presidenti nga populli apo nga kuvendi si organi me i larte perfaqesues i popullit varet nga karakteri i sistemit politik dhe nga kompetencat qe me kushtetute dhe me ligj i ka presidenti ose presidentja e vendit. Presidenti i zgjedhur nga populli do te duhej te kishte edhe kompetenca te caktuar ekzekutive si ne politiken e jashtme dhe te sigurise ashtu edhe ne raport me miratimin e ligjeve por edhe ne raport me vete Kuvendin. Vendet zakonisht percaktohen per sisteme te pastra parlamentare me rol te fuqishem te kryeministrit ose per sisteme presidenciale ose gjysme presidenciale me pushtet te koncentruar ne duart e presidentit.
Autor Mimoza Kelmendi
Redaktoi Lindita Arapi