E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal per keshilltarin privat - Ministri britanik i Mbrojtjes jep doreheqjen

Gjah dhelprash u quajten se fundi ne shtypin britanik rrefimet e perditshme per Ministrin britanik te Mbrojtjes Liam Fox. Asnje dite nuk kaloi qe prej fundjaves se kaluar 08./09.10 ku tituj te rinj gazetash te mos nxirrnin ne drite perzierjen e cuditshme te veprimtarise lobiiste miqesise private interesave te biznesit dhe politikes se djathte konservatore ne zemer te ministrise.

Person pa funksion ne rrethin me te brendshem

Liam Foxi kishte futur ne rrethin me te brendshem te Ministrise se tij nje njeri i cili nuk kishte aty asnje funksion qe nuk ishte as ekspert i njohur mbrojtjeje as ish-ushtarak por vetem thjesht nje mik privat - deshmitar ne martesen e Fox-it para disa vjeteve. Dhe para se gjithash ky Adam Werrity nuk kishte asnje lloj funksioni - as ne parlament as ne qeveri dhe as vete ne ministri. Por ai shperndante kartevizita si keshilltar i Ministrit. Ai ishte misteriozi i madh i cili e shoqeronte Fox-in kudo qe prej ardhjes se tij ne pushtet nje vit e gjysme me pare- ne Dubai ne bisedime me perfaqesues te qeverise ne Sri Lanka ne Iran ne SHBA ne takime me gjenerale te larte aty ku ishte Fox-i aty ishte edhe Werrity.

Kjo lidhje e cuditshme eshte nje shkelje e rregullave ne baze te te cilave duhet te funksionojne ministrite ketu nje person privat pa post pati akses ne informacionet me sekrete dhe ushtronte nje ndikim te pakontrolluar keshtu kritikoi opozita kete jave ne parlament dhe Fox-i shqiptoi nje kerkim faljeje me gjysme zemre

Duke hedhur veshtrimin pas une pranoj qe duhet te isha kujdesur per nje ndarje me transparente te veprimtarise qeveritare te politikes partiake dhe te interesave private une e marr mbi vete pergjegjesine personale.

Bildunterschrift Doreheqje e parevokueshme

Mbeshtetja nuk e shpetoi

Nga bankat e pasme ne Dhomen e Parlamentit Foxi mori mbeshtetje te fuqishme nga krahu i djathte i konservatoreve edhe kryeministri David Cameron e mbrojti kolegun e partise se tij.

Liam Fox ka bere nje pune shume te mire ne Ministrine e Mbrojtjes ka stabilizuar buxhetin ka arritur sukses ne Libi.

Dhe kryeministri i hodhi poshte te gjitha kerkesat per doreheqje ai tha se do te pritej raporti i perfaqesuesit kompetent te larte te qeverise per kete ceshtje. Ne fund kjo nuk qe me e nevojshme sic shpjegon Fraser Nelson nga revista konservatore The Spectator - sepse revista Times pati ndjekur te premten gjurmen e parase dhe i pati dhene pergjigje pyetjes se kush e kishte paguar shokun e ministrit

Ne besuam se A. Werrity-n e paten paguar donatoret e medhenj konservatore tani doli ne pah se ate e ka paguar te pakten pjeserisht nje sipermarrje armatimi kjo ishte e papranueshme.

Vec kesaj parate per keshilltarin sekret vinin edhe nga nje person kontakti me spektrin neokonservator ne SHBA dhe me nje perfaqesues te lobit pro-izraelit. Ishte koha me e pershtatshme per nje doreheqje thote partia opozitare laburiste. Kevin Jones

Qeverite kane rregulla dhe per ministrat ka standarde. Foxi nuk iu permbajt direktivave dhe i thyeu rregullat.

Kryeministri David Cameron nderkohe deklaroi se atij i vjen keq per doreheqjen e ministrit. Kjo eshte nje deklarate e zakonshme. Ne fakt ai duhet te jete i gezuar qe nuk iu desh vete te vepronte per ta shkarkuar ministrin e skandalit.

Autor Barbara Wessel/ Auron Dodi

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›