E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli kerkon te legalizoje kolonite ilegale ne kufi

Shumica e kolonive izraelite ne Jordanin Perendimor ndodhen ne te ashtuquajturen toke te shtetit pra ne toka qe nuk i perkasin asnje pronari privat palestinez. Keto ngulime nga pikepamja izraelite konsiderohen legale. Tani synimi eshte qe te shpallen legale disa nga te ashtuquajturat pika te jashtme ilegale- pra ngulime te vogla te cilat jane ndertuar qartesisht ne toka te pronareve private palestineze. Ministri i Mbrojtjes Ehud Barak i cili eshte kompetent per lejet e ndertimit ne Jordanin Perendimor e konsideron kete ne disa raste te mundur. Radios izraelite ai i tha

Une nuk mendoj se eshte e mundur qe te behet dicka atje ku behet fjale me te vertete per toke private. Ne vendet ku toka eshte prone private nuk ka asnje mundesi tjeter vec kthimit te saj pronareve. Por ka vende ne te cilat toka nuk i perket shtetit por ka nje status tjeter. Nuk eshte as prone private as nuk ka dike qe ngre pretendim dhe ka nje njohje te saj nga ana e qeverise. Une nuk mendoj se ekziston dicka e shenjte te cilen nuk mund ta verifikosh.

Netanjahu ndryshon qendrim

Ne fakt Baraku dhe kryeministri Benjamin Netanjahu si dhe dy ministra te tjere paten vendosur ne shkurt qe te gjitha kolonite ne kufi mbi tokat private palestineze te zbrazen. 100 deri 150 ndertime ilegale te koloneve izraelite do te zbrazen ne fund te ketij viti u tha. Kete lobingu i koloneve ne Izrael nuk deshiron ta pranoje. Dhe ky grupim ka lidhjet me te mira te mundshme me qeverine e djathte. Nen kete presion Netanjahu tani e ndryshon qendrimin. Disa nga kolonite ne kufi ai tani nuk ka nder mend ti zbraze por ti shpalle te ligjshme. Nga pikepamja e organizates izraelite te te drejtave te njeriut Jesch Din kjo eshte e pamundur. Kryetari i Jesch Din Chaim Ehrlich tha perballe radios publike gjermane te ARD-se

Kryeministri po perpiqet te ndertoje nje ekip i cili ndoshta do te gjeje zgjidhje legale per dicka qe duket e pamundur. Si mund tua marresh njerezve te drejten private te pronesise mbi vendin e tyre si mund ta besh kete nga ana juridike dhe morale si ne baze te se drejtes palestineze dhe te asaj nderkombetare

Shteti ka disa dekada qe vepron ne menyre kunderthenese persa u perket kolonive ilegale ne kufi. Ministria e Ndertimit e mbeshtet pjeserisht ndertimin e kolonive ne kufi kurse gjykatat i shpallin ilegale keto ndertime.

Autor Sebastian Engelbrecht/ Auron Dodi

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›