Autoritetet serbe pergaditen per ekstradimin Haxhicit

Goran Haxhic
Serbi 22 korrik NOA -Autoritetet serbe jane duke u pergatitur per ta dorezuar te akuzuarin per krime lufte Goran Haxhic ne Tribunalin e Hages. Avokati i tij mbrojtes ka thene se nuk do te ankohet per ekstradimin.
Haxhic mund te ekstradohet ne Hage shume shpejt. Goran Haxhic i cili u arrestua ne Serbi te merkuren u akuzua nga gjykata e Hages ne vitin 2004 me akuzat per krime lufte qe rrjedhin nga lufta e viteve 1990 ne Kroaci.
Arrestimi i tij u pershendet gjeresisht si nje mbyllje simbolike e nje kapitulli te tmerrshem ne historine e Ballkanit.
NOA/RFE