Klinton: Të respektohet integriteti territorial i Kinës
Sekretarja amerikane e shtetit Hillri Klinton, është takuar me Ministrin e Jashtëm kinez Jang Jieqi, në një forum të sigurisë rajonale që po mbahet në Indonezi.
Bisedimet e tyre kryesisht u përqendruan në tensionet territoriale nga vendet përgjatë burimeve të pasura dhe shumë strategjike të Detit të Kinës Jugore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Liu Jing Ueimin, tha se Klinton bëri thirrje për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës, dhe të respektohet pozicioni i Kinës në Tibet.
Klinton ka mbërritur në Bali, të enjten dhe është planifikuar të zhvillojë bisedime me ministrat e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore.
Klinton pas vizitës në Indonezi do të udhëtojë për në Hong Kong dhe Kinë.