E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet, "të pafuqishme" për bllokimin e rrugës

Autoritetet vendore, dhe në mënyrë të veçantë Drejtoria Rajonale e Rrugëve, është sensibilizuar për bllokimin e paparalajmëruar të kalimit në rrugë nga ana e firmës ndërtuese. Burime nga kjo drejtori bëjnë të ditur se është ndërhyrë në qeveri, në dikasterin qendror, për ta detyruar kompaninë ndërtuese të respektojë lëvizjen e udhëtarëve. "Kemi pasur ankesa të pasagjerëve dhe shoferëve të Hasit për bllokimin e rrugës dhe e kemi parë se gjendja është shumë skandaloze", tha një drejtues rajonal i rrugëve, duke shtuar se i kishin kërkuar DPRR ta detyronte firmën për një grafik punimesh. Edhe policia e rendit, e alarmuar nga gjendja, kishte dërguar në vendngjarje një numër të vogël efektivësh për të monitoruar situatën dhe për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›