Ndotja, banorët e Urës Vajgurore denoncojnë një firmë asfalto-betoni
Aktiviteti i një firme asfalto-betoni është kthyer në një problem shqetësues për banorët e një lagjeje në qytetin e Urës Vajgurore, pasi gjatë procesit të punës çlirohen në natyrë gazra të dëmshëm për shëndetin e banorëve që jetojnë vetëm disa metra larg saj. Prej tre vitesh, në afërsi të qytezës në lagjen "18 Tetori", është ngritur dhe ka filluar punën një fabrikë e asfalto-betonit, e cila ndodhet 200 metra larg lagjes ku jetojnë 380 familje të Urës Vajgurore. Gjatë aktivitetit të saj për prodhimin e asfaltit, fabrika që funksionin me pajisje të një teknologjie të vjetruar çliron në natyrë gaz me erë të keqe. Gjatë kohës që fabrika punon, çlirohet dhe shpërndahet tym dhe blozë, çka ka vënë në rrezik shëndetin e banorëve. Janë 380 familje që jetojnë vetëm 200 metra larg kësaj fabrike dhe bashkëjetojnë mes gazit me erë të keqe, tymit dhe blozës. Banorët e kanë shprehur shumë herë shqetësimin pranë Bashkisë së Urës Vajgurore, duke kërkuar marrjen e masave për largimin e fabrikës. Në lidhje me këtë problem, kryetari i bashkisë, Syrja Ormëni është shprehur se fabrika ndodhet në territorin e Komunës Otllak, por prej aktivitetit të saj preket drejtpërdrejtë shëndeti i një pjese të banorëve të Urës Vajgurore. "Drejtoria e Bujqësisë, Mbrojtjes së Tokës dhe Mjedisit në Bashkinë e Urës Vajgurore, pas ankesave të shumta të bëra nga banorët e lagjes
‘18 Tetori‘ në lidhje me aktivitetin e fabrikës së asfalto- betonit ka inspektuar në vend disa herë situatën", thotë kreu i bashkisë. Me tej ai shton se i janë drejtuar Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Berat, për marrjen e masave. "Ne jemi të detyruar që të kërkojmë ndërhyrjen e kësaj agjencie, për faktin se kjo fabrikë ushtron aktivitetin në një territor që nuk administrohet nga kjo bashki, por duke qenë në afërsi të lagjes ajo krijon shqetësim për shëndetin e banorëve", thotë kreu i bashkisë. Fabrika e betonit, ndonëse disponon leje mjedisore nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave sipas specialistëve të mjedisit në Bashkinë e Urës Vajgurore nuk e respekton këtë leje mjedisore, pasi gjatë aktivitetit nuk respektohen normat e shkarkimeve në ajër, nuk merren masa për shmangien e pluhurave dhe zhurmave gjatë punës, nuk kryhet monitorimi periodik i mjedisit për shkarkimet në ajër. Në këto kushte, Bashkia e Urës Vajgurore kërkon nga Agjencia Rajonale e Mjedisit marrjen e masave për aktivitetin e fabrikës. Burime pranë agjencisë pohojnë se disa herë është gjobitur, por me gjithë masat e marra subjekti vazhdon të kryejë aktivitetin pa marrë asnjë masë për mbrojtjen e mjedisit.
Mi.H.