Kapet tregtari me 300 mijë euro kontrabandë
Kapet në Rinas një tregtar me para kontrabandë. Ai nuk i ka deklaruar këto para, kështu që ka detyruar uniformat blu të marrin masa ndaj tij. Sipas të dhënave, rreth orës 13:15, nga ana e Policisë Kufitare e Migracionit Rinas, është bërë kapja në flagrancë e shtetasit Erjon Bojaxhi, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ky person u kap gjatë momenteve të transportimit të shumës prej 200 mijë eurosh, 101 mijë korona norvegjeze dhe 20 mijë dollarë amerikanë, me qëllim kalimin e tyre dhe shmangien nga kontrolli i autoriteteve shtetërore. Nga Policia Kufitare dhe e Migracionit u bë thirrje që të gjithë subjektet apo personat privatë të ndjekin dhe zbatojnë rregullat për kalimin e kufirit.