Autoriteti i Konkurrencës: Sektorët monopol ku po hetojmë
Ekonomia shqiptare vazhdon të jetë e ndrydhur, në një hapësirë të kufizuar konkurrence në treg, dhe qeveria ka lejuar me të gjitha format liberalizimin. Çdo ditë e më tepër mësojmë për heqje licencash, reduktim procedurash për të hapur një biznes, si dhe lehtësi për të marrë lejen e nevojshme për aktivitet privat. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar 17 vjet nga liberalizimi i tregut, ku privatit i është lënë dorë e lirë të veprojë, përsëri konsumatorët shqiptarë vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e çmimeve konkurruese, ndërsa cilësia konsiderohet luks. Lindita Milo, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, gjatë intervistës për "Shqip", zbulon një pjesë të errët të tregut, i cili përbëhet nga shumë aktorë dhe nga mënyra e sjelljes së tyre duket sikur i dikton një dorë e vetme...
Mund të na thoni dy fjalë mbi funksionin që kryen Autoriteti i Konkurrencës?
Autoriteti i Konkurrencës funksionon mbi bazën e ligjit organik nr. 9121 të datës 28.07.2003, "Për Mbrojtjen e Konkurrencës", dhe që ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor të po atij viti. Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke përcaktuar rregullat e sjelljes së ndërmarrjeve, si dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e konkurrencës dhe përgjegjësitë e tyre. Ligji zbatohet për ndërmarrjet dhe grupimet e ndërmarrjeve, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ndikojnë ose mund të ndikojnë në treg. Ligji është në përputhje me traktatet 81, 82 të KE, që përbëhet nga tri shtylla kryesore: ndalimi i abuzimit me pozitën dominuese (pra, ligji nuk ndalon pasjen e një pozite monopol ose dominuese në treg por Autoriteti i Konkurrencës ndërhyn vetëm në rastet kur abuzohet me këtë pozitë monopol apo pozitën dominuese në treg); marrëveshjet e ndaluara që shkaktojnë deformime në treg të formës fiksim çmimi, ndarje tregu, apo sjellje të koordinuara midis një grupim firmash që operojnë në të njëjtin treg; si dhe kontrolli i përqendrimeve apo i shit-blerjeve midis firmave, duke i autorizuar apo jo në bazë të gjykimit mbi efektet potenciale në treg pas transaksionit... Pra, ligji ka karakterin e një ligji anti-trust dhe tri shtylla kryesore, abuzimin me pozitën dominuese, kartelet dhe kontrollin e përqendrimeve. Ligji është kryesisht në përputhje me legjislacionin evropian, por gjithsesi ne jemi në fazën e rishikimit për një përafrim më të plotë të tij me acqui communitaire. Për më tepër, tashëm Autoriteti i Konkurrencës ka akumuluar eksperiencat e veta, të cilat i mundësojnë të realizojë vlerësimin e ligjit ekzistues me synimin e përmirësimit të mekanizmave që rrisin forcën e zbatimit të tij.
De facto puna e Autoritetit, si organ publik i pavarur, ka filluar në mars të vitit 2004. Pavarësia shprehet nëpërmjet mekanizimit të zgjedhjes së komisionerëve të Komisionit të Konkurrencës, sipas të cilit votohet në Parlament, si dhe nëpërmjet formës së raportimit, i cili i adresohet Komisionit të Ekonomisë dhe Financës dhe Parlamentit në seancë plenare një herë në vit.
Autoriteti përbëhet nga Komisioni dhe Sekretariati dhe ka në total 35 punonjës. Komisioni është organi vendimmarrës dhe ka 5 anëtarë, një prej të cilëve, kryetari, votohet në Kuvend për një mandat 5-vjeçar (duke përjashtuar komisionin e parë që sipas ligjit ka pasur afate më të shkurtra).
Prej më shumë se dy vjetësh, komisionit i mungon një anëtar. A krijon kjo gjë problem në mbarëvajtjen e punëve?
Aktualisht komisioni ka katër anëtarë, për shkak se nuk është zgjedhur ende komisioneri që propozohet nga Presidenti, pasi dështoi dhe votimi i fundit në Kuvend për dy kandidatura të propozuara. Mungesa e një anëtari të komisionit ndodh që prej korrikut të vitit 2005, por gjithsesi në bazë të nenit 26 të ligjit, vendimet merren kur në mbledhje janë të paktën 4 anëtarë të komisionit. Në termat praktikë, pengesa e vetme është në rast se mungon qoftë dhe një nga anëtarët aktualë të komisionit, mbledhja e tij është e pamundur në kuptim të këtij neni të ligjit. Për këtë arsye ne i jemi drejtuar disa herë Presidentit dhe Kuvendit për plotësimin e vendit vakant në komision për të pasur një konfigurim sa më të plotë të organit vendimmarrës të Autoritetit të Konkurrencës. Ndërsa Sekretariati përbëhet nga tre drejtori dhe një sektor dhe është i ngarkuar me kryerjen e hetimeve, hartimin e raporteve të hetimit dhe ndjekjen e zbatimit të vendimeve të komisionit.
Atëherë, le t‘i kthehemi qëllimit të kësaj interviste. Konkretisht, cilat janë çështjet që po shqyrton Autoriteti?
Në zbatim të ligjit, Autoriteti është i ngarkuar me hetimin e marrëveshjeve të ndaluara (karteleve apo sjelljet e koordinuara), rasteve të abuzimit me pozitën dominuese të ndërmarrjeve në treg dhe në të njëjtën kohë dhe me kontrollin e përqendrimeve.
Lidhur me abuzimin me pozitën dominuese, Autoriteti është në fazën hetimore për sjelljen e tre operatorëve të shpallur me fuqi të ndjeshme tregu, "Albtelecom", "AMC" dhe "Vodafone", nëse kanë abuzuar me pozitën dominuese në marrëdhëniet me operatorët alternativë. Ky ishte dhe rasti i parë që hetimi filloi pas një ankese të një konkurrenti në treg dhe për këtë arsye dua të inkurajoj të gjithë bizneset që e ndjejnë veten të prekur nga praktika antikonkurruese të konkurrentëve të tjerë të kërkojnë hapjen e hetimit nga ana e Autoritetit të Konkurrencës. Edhe nëse janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të fshehtë, unë i inkurajoj të denoncojnë rastin, pasi përveç se ruajnë emrin e mirë në treg, kanë mundësinë për të përfituar nga Programi i Lehtësimit dhe në të njëjtën kohë të kenë garancinë e konfidencialitetit nga ana e AK. Ne kemi zhvilluar një sërë takimesh me biznesin në Tiranë dhe në qendrat kryesore të vendit, si në Vlorë, Shkodër, Durrës, Sarandë, Elbasan dhe së shpejti edhe në Korçë, pikërisht në funksion të krijimit të partneritetit me biznesin mbi bazën e një tregu sa më konkurrues, si faktor jetik për një zhvillim të qëndrueshëm.
Autoriteti ka mbyllur hetimin për sektorin e energjisë për pjesën e energjisë elektrike dhe është shprehur me vendimin nr. 90 për një sërë masash që duhet të ndërmarrin institucionet publike për liberalizimin e mëtejshëm të këtij sektori, hapjen e tregut dhe funksionimin e konkurrencës. Sa i përket pjesës së dytë të hetimit në sektorin e energjisë, jemi në procesin e hetimit të thelluar të tregut të karburanteve.
Gjithashtu, gjatë këtij viti kemi zhvilluar hetimin paraprak në tregun e importit të grurit dhe prodhimit të miellit dhe që nga muaji tetor jemi në fazën e hetimit të thelluar.
Gjithashtu, muajt e fundit kemi hapur hetimin paraprak në tregun e bonove të thesarit, për të parë nëse konkurrenca në këtë treg është e kufizuar apo shtrembëruar. Këto janë hetimet kryesore për të cilat nuk mund të shprehem më në detaje për shkak të karakterit konfidencial të hetimit. Ndërkohë që Autoriteti po monitoron edhe disa sektorë të tjerë, për të cilët do t‘i informojë lexuesit tuaj më vonë.
Lidhur me kontrollin e përqendrimeve, Autoriteti i Konkurrencës po vlerëson gjithnjë e më shumë raste të kontrollit të përqendrimeve, si të aplikuara nga ndërmarrjet, ashtu dhe të nisura me nismën tonë në rastet kur nuk njoftohen. Gjatë këtij viti, AK ka marrë në trajtesë 7 raste përqendrimi. Në zbatim të ligjit, Komisioni i Konkurrencës mund të autorizojë një përqendrim, ta autorizojë me kushte apo të mos e lejojë përqendrimin, duke u bazuar në një analizë të plotë ekonomike të efekteve potenciale në treg dhe në këtë mënyrë kontrollohen dhe ndalohen rritjet në nivel të konsiderueshëm të përqendrimit që rrjedh pas transaksioneve të shit-blerjes së aksioneve. Edhe në këtë rast dua t‘ju kujtoj të gjitha ndërmarrjeve që realizojnë një përfitim kontrolli, bashkim apo krijim të një ndërmarrjeje të re, se në rast se arrijnë shifrat e xhiros sipas nenit 12 të ligjit, duhet të njoftojnë Autoritetin, pasi gjobat në rast të kundër janë shumë të rënda, nga 2 deri në 10 për qind të xhiros vjetore.
Për kryerjen e punës suaj ju nevojitet edhe informacioni me institucionet e tjera. A bashkëpunoni me tatimet dhe doganat dhe si duket raporti me to?
Autoriteti i Konkurrencës në kuptim të ligjit ka mundësinë e ndërhyrjes në çdo treg, qoftë ky i rregulluar apo jo, sa herë që vëren se mekanizmat e tregut nuk funksionojnë siç duhet. Bashkëpunimi me institucionet shtetërore apo entet rregullatore duhet të trajtohet në dy aspekte kryesore: reagimi i institucioneve të tjera ndaj vendimeve të Komisionit të Konkurrencës, në të cilat jepen rekomandime për lehtësimin e tregut nëpërmjet akteve normative (shembuj të këtij reagimi kemi Ministrinë e Financave për tregun e sigurimeve; apo liberalizimi i tregut të telefonisë së lëvizshme nga qeveria); dhe mbështetja e AK-së me informacionet e duhura apo bashkëpunimi gjatë realizimit të hetimeve apo monitorimeve.
Për të rritur eficencën e punës tonë, ne bashkëpunojmë ngushtë me entet rregullatore dhe organet e pushtetit qendror dhe vendor, përfshirë organet e fiskut. Ky bashkëpunim mbështetet në nenet 69 dhe 70 të ligjit "Për Mbrojtjen e Konkurrencës" dhe memorandumet e mirëkuptimit që kemi me ERE, ERT, Bankën e Shqipërisë, DP Tatimeve, DP Doganave dhe institucione të tjera. Po ashtu ne kemi marrëdhënie të ngushta me Dhomat e Tregtisë jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet kryesore të vendit. Siç e thashë edhe më lart, ambienti i biznesit po reagon pozitivisht ndaj ftesës tonë për të bashkëpunuar jo vetëm në njohjen dhe zbatimin e ligjit, por edhe ndërmarrjen e të gjitha vendimeve dhe rekomandimeve të Autoritetit për të krijuar një treg sa më konkurrues.
Mund të na shpjegoni konkretisht se cilët konsiderohen sektorët monopol?
Konkurrenca është një fenomen i pashmangshëm i ekonomisë së tregut, forma ekonomike mbizotëruese në ekonominë shqiptare. Është madhësia e tregut që përcakton edhe numrin e lojtarëve në treg, pra në një treg të vogël është e pritshme që të jenë pak lojtarë. Por nuk është numri i lojtarëve që shqetëson zbatimin e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, po është sjellja e tyre në treg. Kjo sjellje potencialisht mund të deformojë tregun në dy drejtime kryesore: a) duke shkaktuar barriera artificiale për lojtarë të rinj në treg; si dhe b) duke bërë marrëveshje me njëri-tjetrin, të hapur apo të fshehur, për të fiksuar çmimet apo tregjet e shitjes. Në grupin e parë të praktikave anti-konkurruese janë vetë bizneset e dëmtuara që duhet t‘i adresohen Autoritetit të Konkurrencës dhe pranë institucionit tonë janë depozituar disa ankesa që lidhen me OFNT-të në tregun e telekomunikimeve, për të cilën jemi në procedurë hetimi (sikurse është trajtuar edhe më sipër).
Ka raste kur nga vetë specifikat, një aktivitet ekonomik mund të jetë i kushtëzuar nga monopoli natyror dhe si një e mirë publike e kushtëzuar në segmente të shërbimit apo të prodhimit, apo në tërësinë e vet është pronë publike. Në këto kushte, ndërmarrjet shtetërore gjithashtu i nënshtrohen zbatimit të rregullave të konkurrencës, duke u trajtuar të barabarta sikurse ato me pronësi private (Komisioni i Konkurrencës është shprehur për këtë pikë në vendimin nr.90 dt.07.10.2008). Qeveria shqiptare angazhohet të rregullojë progresivisht monopolet shtetërore me karakter tregtar, me qëllim që të zhdukë çdo diskriminim në fushën e furnizimit dhe të tregtimit të mallrave. Në zbatim të këtyre rregullave, shteti shqiptar angazhohet të sigurojë një transparencë të madhe në shkëmbimin e informacioneve.
Fusha e konkurrencës është një fushë kyçe për realizimin e zonës së tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian. Për të vendosur një konkurrencë të lirë dhe të ndershme në tregun shqiptar, shteti shqiptar është i angazhuar të zbatojë detyrimet e përcaktuara në nenet 27, 38 dhe 39 të Marrëveshjes së Ndërmjetme dhe në nenet 40, 70, 71 dhe 72 të MSA-së. Për të arritur këtë objektiv, dukuritë që mund të ndikojnë në tregtinë ndërmjet Komunitetit dhe Shqipërisë si marrëveshjet ndërmjet ndërmarrjeve, vendimet e marra dhe praktika të cilat kanë si objektiv ose pasojë parandalimin dhe kufizimin e konkurrencës, apo abuzimi me pozitën dominuese nga një ose shumë ndërmarrje në territorin shqiptar, janë në kundërshtim me logjikën ekonomike që çojnë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm si dhe në kundërshtim me ligjin e si të tilla penalizohen dhe duhet të kufizohen.
Situata e konkurrencës në ekonominë shqiptare...?
Kur flasim për nivelin e konkurrencës në ekonomi të vogla si ajo e Shqipërisë, duhet të kemi parasysh edhe specifikat që imponon një ekonomi me një produkt të brendshëm bruto rreth 10 miliardë dollarë. Për më tepër, konkurrenca është një fenomen që lidhet ngushtë jo vetëm me gjithë ambientin ekonomik dhe ligjor, pra sa detyruese janë ligjet e përgjithshme të tregut dhe të barabartë për të gjitha palët që operojnë në treg, por mbi të gjitha me kulturën e ekonomisë private të krijuar dhe zhvilluar në mënyrë të natyrshme.
Autoriteti i Konkurrencës, megjithëse një institucion relativisht i ri, është munduar të ndërhyjë për rivendosjen e konkurrencës atje ku është shkelur, por sigurisht që duhet të përsosim më tej instrumentet dhe me mbështetjen e duhur të partnerëve tanë e kryesisht të Komisionit Evropian të rrisim performancën. Sa i përket një vlerësimi për tregun, personalisht mbështes konkluzionet e raportit të progresit të Komisionit Evropian të publikuar pak ditë më parë. Qëndrimi i Komisionit Evropian udhëhiqet nga konkluzionet e Këshillit të Kopenhagenit të qershorit 1993, të cilat kërkojnë që shtetet që aspirojnë t‘i bashkohen Unionit duhet të kenë një ekonomi tregu funksionale dhe kapacitete për të përballuar presionin konkurrues të forcave të tregut brenda Bashkimit Evropian. Duke iu referuar Programit Ekonomik dhe Fiskal për periudhën 2007-2010, Komisioni Evropian nënvizon se politikat e ndjekura mbështesin krijimin e një ekonomie tregu funksionale dhe se në Shqipëri ka një konsensus thelbësor politik mbi forcimin e politikave treg-orientuese. Kur flitet për ndërveprimin e forcave të tregut, raporti nënvizon se ka progres në reduktimin e pronësisë së shtetit mbi kompanitë.
Çfarë ka ndryshuar nëse bëjmë një krahasim me 2004-ën?
Sigurisht që ka ndryshuar shumë që nga fillimet e punës së Autoritetit. Të krijosh një institucion, aq më tepër të pavarur, mbetet ende një sfidë për vende si Shqipëria. Gjithsesi, për periudhën gusht 2006 e deri më sot, që kur drejtoj këtë institucion, mund të them se janë bërë hapa sinjifikativë përpara. Kjo jo vetëm si një vetëvlerësim, por edhe si i certifikuar nga Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit, apo ekspertët e TAIEX (Komisionit Evropian) që kanë zhvilluar disa kurse trajnimi me stafin e Autoritetit.
Kështu, raporti i Komisionit Evropian nënvizon se progresi në fushën anti-trust vazhdon, stafi po trajnohet dhe Kuvendi ka miratuar strukturën e re të Autoritetit. Sipas raportit, AK po rrit kulturën e konkurrencës nëpërmjet workshop-eve në rrethe dhe po rrit mbrojtjen e konkurrencës. Gjithashtu raporti veçon rastet e hetimeve në tregun e telekomunikacioneve dhe vendimin për rekomandime për ERT (sot AKEP) për marrjen e masave mbi rritjen e konkurrencës në këtë treg, hetimin në tregun e sigurimeve, energjisë dhe sektorin bankar.
Në mënyrë të përmbledhur, mund të themi se Autoriteti ka mbyllur me sukses disa hetime në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si ai në tregun e telefonisë celulare, ku janë gjobitur dy kompani, "AMC" dhe "Vodafone"; tregun e sigurimeve, ku janë gjobitur 8 kompani për policën kufitare dhe ndërkohë vazhdon hetimi për produktet e tjera; tregun e ndërtimit (prodhimin e betonit), ku janë gjobitur 7 kompani; prodhimin e bukës në Qarkun e Fierit etj. Dy gjoba janë vënë edhe për mosnjoftimin e përqendrimeve nga ana e dy bankave tregtare dhe një sërë përqendrimesh të ndodhura në tregun shqiptar janë notifikuar nga ana e Komisionit të Konkurrencës mbi bazën e analizës se çfarë pasoja do të kenë në treg. Do të vija në dukje në mënyrë specifike faktin se gjatë procesit të vendimmarrjes, Komisioni jo vetëm është transparent (nëpërmjet realizimit të seancave dëgjimore apo konsultative me lojtarët e tregut apo me institucionet publike), por edhe profesional, duke marrë në konsideratë faktin se forca detyruese e ligjit nuk rritet vetëm nëpërmjet instrumentit të gjobës, por kryesisht nëpërmjet ndërgjegjësimit se AK-ja funksionon në dobi të bizneseve që mendojnë për qëndrueshmëri të aktiviteteve dhe të fitimit të tyre. Pra, vendosja e ekuilibrave midis kulturës dhe arbitraritetit.