Buxheti "hap" fushatën elektorale në Parlament
Projektbuxheti i 2009-ës konsiderohet shansi i fundit i demokratëve për të fituar zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në qershorin e vitit që vjen. Kjo u duk qartë në fjalimin dyorësh të Kryeministrit Berisha, i cili shpalosi të gjithë treguesit e buxhetit 383 miliardë lekësh, përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Me paraqitjen e buxhetit, dje në Kuvend, qeveria "Berisha" ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Që në fillim të fjalës, kreu i qeverisë vuri në pah avantazhet që sjell për shqiptarët projekti prej 383 miliardë lekësh. Jo pa qëllim, Kryeministri theksoi shifrat që flisnin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Për më shumë se gjysmë ore fjalim, ai tregoi se plani i qeverisë për rritjen e pagave, duke nisur nga 1 maji do t‘u jepte shqiptarëve më shumë të ardhurave. "Buxheti 2009 tregon qartë se unë i realizova premtimet e dhëna në zgjedhjet parlamentare të 2005-ës. Askush nga opozita nuk mund të thotë të kundërtën, pasi buxheti rrit mirëqenien e shqiptarëve tri herë më shumë se në kohën kur qeverisnin socialistët", iu drejtua Berisha opozitës në Kuvend. Kryeministri preferoi që buxhetin e 2009-ës ta krahasonte me katër vitet e qeverisjes së të majtëve, duke paraqitur shifra të ndryshme, si për pagat dhe pensionet, përfshi dhe investimin për rrugët. Në lidhje me arsimin, ai u shpreh se, në vitet 2001-2005, buxheti për këtë sektor u përgjysmua, ndërsa të djathtët e çuan në nivelet më të larta. "Unë mbroj taksat e qytetarëve shqiptarë, buxhetin e tyre, duke e përdorur në sektorët ku ka interes vendi. Buxheti nuk shkon vetëm për shpërblime, sikundër vepronin socialistët, por i jepet përparësi arsimit dhe shëndetësisë", u shpreh kreu i qeverisë. Ai shtoi se, i gjithë fondi për rrogat, pensionet dhe ndihmën ekonomike, shkon në 10.3 miliardë lekë në vit.
Berisha nuk nguroi të sulmonte dhe kreun e opozitës, Edi Ramën, duke e cilësuar atë si të paaftë dhe i lidhur me klanet e ndërtimit. "Rama thotë se ka ndërtuar 60 shkolla, por ja ku po ju them se ka ndërtuar vetëm dy. Ai është vetëm një mashtrues dhe asgjë tjetër", u shpreh Kryeministri. Në jo pak raste, gjatë fjalës së Berishës, opozita ndërhynte nga salla, duke treguar qëndrimin kundër deklaratave të kreut të qeverisë.
Duke folur për projektbuxhetin, Kryeministri e vuri theksin edhe te ndërtimi i rrugëve, fondet e akorduara për to, si dhe rritjen e interesit për Mbrojtjen, në kuadër të anëtarësimit të NATO-s.
Demokratët
Fjalimi i ministrit të Financave, Ridvan Bode, nuk ndryshonte shumë nga ai i kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, i cili drejtohet nga demokrati Edmond Spaho. Duke folur për shpenzimet e buxhetit, ministri u shpreh se, rritja e investimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka ardhur paralel me planin për zhvillimin e vendit. Sikurse është thënë më parë, ministri theksoi se prioritet për qeverinë e djathtë do të ketë arsimi dhe shëndetësia. Megjithatë, për ta vërtetuar këtë, Bode nuk preferoi të jepte shifra të investimit, por vetëm rritje të pagave për arsimtarët dhe infermierët.
Duke folur për të ardhurat, Bode tha se deficiti buxhetor do të jetë 4.2 për qind në raport me PBB-në, kjo falë rritjes së arkëtimeve nga taksat. "Kemi mundësuar rritje të investimeve falë të ardhurave nga taksat dhe jo duke marrë borxh, sikurse vepronin socialistët", u shpreh ministri. Së fundmi, kreu i Financave tha se buxheti i vitit 2009 garanton siguri për shqiptarët, si në aspektin makro ashtu dhe tek investimet, pasi janë vënë në dispozicion rreth 16 miliardë lekë. Ndërkaq, ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi u shpreh se buxheti për investimet publike në 2009-ën është 64 miliardë lekë, ndërsa në totalin e investimeve 2001-2005 ishte 61 miliardë lekë. "Që këtu, duket qartë sesa kemi punuar ne, në krahasim me ju", u shpreh ministri, duke përmendur më tej realizimin e disa akseve rrugore.
Batutat e Berishës
- Prioritet për qeverinë tonë do të jetë kultivimi i ullirit, me vajin e të cilit do të konkurrojmë në të gjitha tregjet jashtë vendit.
- Edi Ramën e bëri politikan unë dhe Fatos Nano.
- Problemi i tij nuk jam unë, por ju që keni frikë nga listat.
- Ju garantoj se asnjëri nga ju në Parlament (i drejtohet socialistëve) nuk e ka emrin në listë, kështu që dëgjojeni buxhetin për herë të fundit.
- Edi Rama mban dy breshka në zyrë, që ju vë emrat tuaj. Emrat i ndryshon sipas rastit, në varësi të gjinisë.
- Mos më bëni të them gjëra që nuk duhen thënë. Mos më provokoni
Unë jam Sali Berisha dhe më pas më vjen suksesi. Jo historia. Ajo ju vjen juve.
Shifrat
1/4 e fondit, për investime. Pjesa tjetër, shpenzime personeli
Buxheti 383 miliardë lekë,
skenari i qeverisë për 2009-ën
I gjithë projektbuxheti për vitin 2009 parashikohet të jetë rreth 383 miliardë lekë, ofro 4.2 miliardë dollarë, me deficit prej 51 miliardë lekësh. Projekti i qeverisë arrihet falë të ardhurave, që për vitin tjetër rezulton në rreth 333 miliardë lekë. Sa i takon buxhetit për bashkitë dhe komunat, janë vendosur rreth 37 miliardë lekë fonde, ku pjesë e konsiderueshme është granti i pakushtëzuar. Duke iu rikthyer të ardhurave, në projektbuxhet janë parashikuar rreth 230 miliardë lekë nga tatimet dhe doganat, 5 miliardë lekë nga grantet (fondet e donatorëve), si dhe 22 miliardë lekë nga institucionet buxhetore. Ashtu si në vitet e tjera, në zërin e të ardhurave, TVSH-ja zë pjesën më të madhe, prej 117 miliardë lekësh, ndërsa akcizat dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale parashikohen përkatësisht 44 dhe 26 miliardë lekë. Sa i takon sigurimeve shoqërore, në buxhet është parashikuar një fond prej 50 miliardë lekësh, ndërsa sigurimet shëndetësore janë rreth 6.3 miliardë lekë.
Në lidhje me shpenzimet, të cilat konsiderohen prova më e madhe e qeverisë "Berisha", në projektbuxhet është parashikuar një fond prej 383 miliardë lekësh. Pjesa kryesore e fondit do të shkojë për shpenzime korrente (paga dhe shpenzime personeli) në masën e 282 miliardë lekëve. Janë parashikuar 90.012 miliardë lekë investime publike, nga të cilat 68.337 miliardë lekë me financim të brendshëm dhe 21.675 miliardë me financim të huaj, bazuar ne kërkesat e ministrive. Sa i takon rrugëve, investimet në infrastrukturë parashikohen të jenë rreth 56.67 miliardë lekë në vitin 2009, duke u fokusuar në financimin e Durrës-Kukës-Morinë, korridoret Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim.
Debati më i madh që shoqëron buxhetin është situata e krijuar me borxhin publik. Shtesa e stokut të borxhit deri në fund të vitit 2009 parashikohet të arrijë në 59.775 milionë lekë. Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit për financimin e deficitit të buxhetit të vitit 2009, është 55.271 milionë lekë, nga i cili: (I) për financimin e projekteve (të drejtpërdrejta të Këshillit të Ministrave) është 13.773 milionë lekë (II) për mbështetjen buxhetore është 41.498 milionë lekë. Kufiri për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, është 2.412 milionë lekë, përfshirë edhe fondin prej 200 milionë lekësh për garantimin e kredive të eksportit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që ushtrojnë veprimtari në prodhimin për eksport. Ndërsa kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra, të jashtme, të papaguara, është 2.092 milionë lekë.
Skema
Financimi i deficitit
Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është rreth 50 miliardë lekë, nga i cili 200 milionë lekë do të financohen nga të ardhurat e privatizimit. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja për financimin e deficitit të brendshëm dhe të huaj prej rreth 57 miliardë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.
Socialistët: 17 gënjeshtrat e Berishës në tre vjet qeverisjeje
Braçe: Kryeministri mashtron. Malaj: Ja propozimet tona
Opozita nuk ka ndryshuar qëndrim rreth parametrave që ofron projektbuxheti i vitit 2009, edhe pse kreu i qeverisë e cilëson draftin si tepër ambicioz. Nëse Berisha bëri krahasime të shifrave me qeverinë e majtë deri në 2005-ën, socialistët preferuan që të marrin në konsideratë raportet e ndërkombëtarëve lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit. I pari që mori fjalën ishte zëvendëskryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, i cili përmendi me radhë 17 çështje ku qeveria "Berisha" rezulton e dështuar. "Kryeministri duhet të fliste sot për programin e tij qeverisës 4-vjeçar dhe jo për buxhetin. E them këtë, pasi nga rezultatet e nxjerra del se Berisha i ka gënjyer shqiptarët 17 herë, duke nisur që nga rritja ekonomike, furnizimi me drita, rishikimi i taksave dhe mirëqenia e vendit", u shpreh Braçe, i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë. Duke folur për taksat, Braçe renditi një sërë pretimesh të Kryeministrit, i cili, kur erdhi në pushtet, tha se do të rishikonte disa pjesë të paketës fiskale, por që në fakt ka ndodhur krejt e kundërta, duke sjellë pengesa për zhvillimin e vendit. Sa i përket rritjes ekonomike, Braçe u shpreh se, "Kryeministri premtoi shifra mesatare, që shkonin në 6 dhe 7 për qind, por faktet e paraqitura nga FMN-ja flasin për një rritje ekonomike që shkon në 3.7 për qind". Në lidhje me borxhin publik, konkretisht me deficitin buxhetor, nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së rikujtoi se Berisha kishte premtuar një nivel në fund të mandatit, që shkonte poshtë 4 përqindëshit, por që në fakt, në 2009-ën është parashikuar një nivel 4.2 për qind. "Mashtrimi më i madh është furnizimi me energji elektrike. Çmimi i dritave është rritur, duke goditur shtresat e varfra, ndërsa furnizimi nuk kryhet 24 orë, sikurse u premtua në 2005-ën", shtoi në fund Braçe.
Më i ashpër është treguar ish-ministri i Financave në kohën e socialistëve, Arben Malaj. Sipas tij, Kryeministri Berisha, me projektbuxhetin 2009, jo vetëm mashtron, por varfëron edhe më shumë shqiptarët. "Për të mësuar se ku është gjendja ekonomike e Shqipërisë, mjafton t‘i hedhim një sy raporteve të hartuara nga institucionet ndërkombëtare financiare, të cilat e rendisin Shqipërinë në vendet e fundit për sektorët më të rëndësishëm, p.sh. transparenca, gjyqësori dhe mbrojtja e investitorëve të huaj", u shpreh deputeti i PS-së, Arben Malaj, i cili është edhe nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë. "Infrastruktura mbetet në nivele kritike, po ashtu edhe realizimi i investimeve. Borxhi buxhetor i qeverisë është mbi 50 për qind, nga 40% e lejuar nga FMN-ja, duke sjellë një renditje të Shqipërisë në vendin e 113 nga 134 në botë", u shpreh Malaj. Në aspektin e nivelit të taksave, qeveria nuk ka treguar vullnetin e premtuar në 2005-ën, duke sjellë një performancë negative për vendin dhe kjo duket në renditjen që bën raporti i "Doing Bussines 2009" i Bankës Botërore, nënvizoi Malaj. Ish-ministri i Financave vuri në dukje edhe premtimin për ndërtimin e rrugëve rurale, ku qeveria kishte parashikuar të vendoste një fond prej 400 milionë dollarësh. "A e dini sa është ky fond në 2009-ën? Vetëm 20 milionë dollarë, ndërkohë puna nuk ka nisur ende", tha Malaj. Sipas deputetit të PS-së, qeveria ka dështuar në të gjitha buxhetet suplementare, pasi nuk realizoi investimet dhe nivelin e të ardhurave, ndërsa për deficitin buxhetor "pretendon se e ka ulur, por në fakt kjo erdhi si pasojë e mosrealizimit të investimeve". Në fund të fjalës, Arben Malaj parashtroi propozimet e PS-së për projektbuxhetin 2009. "Në parim, ju them se buxheti 2009 duhet të jetë social, në ndihmë të shtresave të varfra, duhen ulur taksat dhe rritur shpenzimet produktive".