Kriza, qëndrim i matur, jo eufori qeveritare
Akti i parë i Presidentit të sapozgjedhur të SHBA, z. Obama, ishte takimi me ekipin e tij ekonomik në Çikago. Në praninë e këtij ekipi, ai dha konferencën e parë për shtyp, ku kryefjala ishte: Veprim i shpejtë i nevojitet ekonomisë. Z. Obama tha se dëshiron të shikojë shpalljen sa më shpejt të një pakete tjetër ekonomike për stimulimin e ekonomisë përpara ose menjëherë pas ditës së marrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar; se këshilltarët e tij duhet të përpiqen të gjejnë mënyrat, rrugët për të ndihmuar përpjekjet e industrisë së automobilave…
Siç dihet, industria e automobilave është një nga degët kyçe të industrisë amerikane dhe një nga pjesët kritike të përpjekjeve aktuale amerikane për të reduktuar varësinë nga nafta e importuar. Për veprim të shpejtë flasin plani 700 miliardë dollarësh i miratuar nga Shtëpia e Bardhë, samitet e organizuara në Stamboll, Pekin, Bruksel lidhur me krizën financiare, apo samiti i 15 nëntorit, i 20 vendeve të zhvilluara të botës për krizën ekonomike globale, që u mbajt në Uashington. Ky takim qe një rast jo thjesht për analizën financiare, por më shumë se kaq për ndërmarrjen e veprimeve të forta dhe operative për ndalimin e krizës dhe rigjallërimin e ekonomive për përballimin e sfidave të mëdha ekonomike globale. Për më tepër, është parashikuar edhe një takim tjetër pas 100 ditësh, për të verifikuar zhvillimet pas takimit të 15 nëntorit.
Kriza financiare ekonomike kërkon ndërmarrjen e veprimeve të forta e të shpejta. Këto veprime, nga ana e tyre, paraprihen nga analiza dhe një dialog konstruktiv, i mbështetur nga një monitorim dhe informacion i saktë dhe i shpejtë.
II
Nuk mund të mos të të bjerë në sy se e gjithë kjo është mbështetur nga një informacion i shpejtë i institucioneve përkatëse, e sidomos atyre amerikane për zhvillimet ekonomike dhe një qëndrim i dallueshëm i mediave ku ndahen qartë komenti dhe lajmi mbi zhvillimet ekonomike. Le të shohim disa lajme të ditëve të fundit. Pa u mbyllur java e parë e muajit nëntor, mediat amerikane japin lajmin: Shtohet numri i të papunëve. "Papunësia në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit tetor pati rritjen më të madhe në 14 vitet e fundit, një tjetër fakt ky se ekonomia më e madhe e botës po shkon drejt recesionit. Raporti i Departamentit të Punës thotë se papunësia u rrit ndjeshëm, duke arritur nivelin 6.5% ose një humbje neto e 240 mijë vendeve të punës. Kjo e çon në më shumë se 10 milionë numrin e amerikanëve të papunë. Humbjet më të mëdha të vendeve të punës ishin në industritë përpunuese, të ndërtimeve dhe atë financiare. Këto shifra zhgënjyese përkojnë me një raport të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, i cili thotë se shumë ekonomi të mëdha po shkojnë drejt ngadalësimit të mëtejshëm. Presidenti Bush tha se shifrat e papunësisë në Shtetet e Bashkuara pasqyrojnë sfidat e vështira me të cilat përballet ekonomia, por u bëri thirrje amerikanëve të kenë durim dhe t‘u lënë masave të qeverisë, kohë të veprojnë për nxitjen e ekonomisë".
Një lajm tjetër vjen sërish nga SHBA: Tri kompani të makinave kërkojnë ndihmë financiare. Sipas tij, tri kompanitë kryesore amerikane të prodhimit të makinave mund të marrin ndihmën e premtuar financiare. Zyrtarë të qeverisë amerikane thanë se kompanitë "General Motors", "Ford", dhe "Chrysler" mund të kërkojnë tani një hua prej 25 miliardë dollarësh, për të forcuar rezervat e tyre, tashmë të zbrazura. Kongresi e miratoi huanë në muajin tetor, por Departamenti i Energjisë i përcaktoi rregullat e kreditimit javën e kaluar. Kreditë do të përdoren vetëm për prodhimin e automjeteve që konsumojnë karburantin me efektivitet.
Kemi edhe një lajm tjetër: "Industria amerikane e automobilave ka faturuar miliarda dollarë humbje". Prodhuesit kryesorë të automjeteve në Amerikë thonë se po humbasin miliarda dollarë, vetëm një ditë pasi drejtuesit e lartë të kësaj industrie i kërkuan ndihmë ligjvënësve amerikanë. "General Motors", që është edhe prodhuesi më i madh amerikan, tha se ka humbur 2.5 miliardë dollarë në tre muaj, që nga qershori deri në shtator. Kompania e dytë, "Ford Motor", thotë se humbi 129 milionë dollarë gjatë së njëjtës periudhë. Të dyja kompanitë e makinave thonë se rënia e shitjeve po i detyron ato të shpenzojnë rezervat në para në një masë prej 2 miliardë dollarësh në muaj. Ndërsa "General Motors" thotë se rezervat në para mund t‘i mbarohen deri vitin që vjen. Ky fakt i shqetëson analistët e industrisë së automjeteve, të cilët kanë paralajmëruar se problemet financiare dhe çmimet e larta të naftës mund të dëmtojnë industrinë amerikane të automjeteve dhe t‘i detyrojë ato drejt falimentimit.
U ndalëm gjatë më sipër, që kushdo mund të shohë dallimin e qartë midis lajmit dhe komentit apo opinionit. Kushdo mund të shohë se edhe në një ekonomi tregu liberale si ajo amerikane, shteti ka rolin e vet dhe ai ndërhyn në ekonominë e tregut. Kjo ndërhyrje nuk është qëllim në vetvete dhe nuk ka vetëm synime sociale, por edhe ato të eficencës.
Mbështetja për industrinë amerikane do të jepet vetëm me kusht që kreditë do të përdoren vetëm për prodhimin e automjeteve që konsumojnë karburantin me efektivitet. Dhe e gjithë kjo ndërhyrje e shtetit në ekonomi është paraprirë nga një informacion i shpejtë dhe i saktë. Është ky informacion, cilësia e shpejtësia e tij, që ka rolin e vet dhe në cilësinë e vendimmarrjes dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonominë e tregut. Masat e politikës ekonomike të marra me vonesë ose jo adekuate, mund të kenë dhe kanë pasoja për ekonominë.
III
Por çfarë ndodh në mediat, e sidomos në shtypin tonë lidhur me informacionin ekonomik. Para disa ditësh, media dhe sidomos shtypi do të informonte me germa të mëdha: "INSTAT - Thellohet deficiti tregtar". Nuk mund të mos çuditesh me këtë titull kur brenda lajmit në fjalë lexon: Sipas INSTAT, deficiti tregtar i këtij muaji është 25.863 mln lekë, duke shënuar një ulje prej 7 përqindësh krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 0.4 përqindësh krahasuar me muajin respektiv të vitit 2007"
Natyrisht dallimi dhe ndryshimi midis asaj që kumtohet në titull dhe asaj që trajtohet në brendësi është tepër i madh. Por jo vetëm i madh, por edhe i pasaktë. Ta prezantosh nivelin prej 0.4 përqindësh të rritjes së deficitit tregtar në muajin shtator me germa të mëdha, duke pretenduar se po thellohet ai, në kushtet kur flitet për rritje reale të PBB jo më për rritje 6 për qind, por me dy shifra, kur rritja nominale e PBB është 9-10 për qind, është padyshim një miopi ekonomike dhe një informim jo i saktë i publikut.
Një tjetër analizë i duhet publikut në këtë rast. Për këtë duhet informacion për ecurinë e deficitit tregtar dhe analizë për rënien e ritmeve të tij në shtator. Ndërsa deficiti tregtar gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është 14.4 për qind. (Natyrisht ky tregues dyshifror mund të vlerësohet i lartë ose relativisht i lartë, krahasuar qoftë me rritjen nominale, nuk mund të mos të bëjë përshtypje se deficiti tregtar në shtator ka rënie në krahasim me periudhën 8-mujore dhe shumë pak rritet, pikërisht 0.4% në raport me shtatorin e vitit 2007. Kjo tregon se rritja po shkon drejt zeros, përkatësisht stanjacionit.
Pra nuk bëhet fjalë se po thellohet hendeku midis eksportit dhe importit. Kumtimi i medias dhe i shtypit është i pasaktë, i gabuar.
Përkundrazi, media duhet të ndizte dritën e kuqe pse ecuria e deficitit tregtar është kaq e ulët? Është kjo dukuri e rastit e veçantë apo po vërehet edhe gjatë muajit tetor? Të dhënat për muajin tetor janë përllogaritur, por nuk i janë dhënë publikut që është i shqetësuar se këto flasin se dukuritë e krizës ekonomike po afrohen dukshëm edhe në ekonominë shqiptare.
Sipas INSTAT-it, të dhënat e importit për 9-mujorin e parë shprehin rënien e ritmit të importeve nga 15% që qe si nëntëmujor, ra në 6.85% si shtator. Kjo situatë kërkon shpjegime dhe informacione pse ulen këto ritme. A është kjo rënie e ritmeve një reflektim i uljes së konsumit, si reagim e maturi ndaj krizës dhe ridimensionim i sjelljes së biznesit ndaj risqeve?
Ndërkohë, është e pafalshme mospërputhja e të dhënave midis INSTAT-it dhe Doganave për importin e mallrave si 9-mujor. Ku, sipas INSTAT-it, niveli i importeve të 9-mujorit rezulton 312,914 milionë lekë, kurse sipas deklaratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, importet si nëntëmujor janë 324 miliardë lekë, pra rreth 12 miliardë lekë diferencë.
Është në nderin e kryetarit të qeverisë të kërkojë minimalen, të informohet saktë dhe po saktë të informohet publiku. Ndoshta ka ardhur koha që manipuluesit e shifrave të mbajnë përgjegjësinë, për të mos na shtyrë në qorrollisje.
Për sa thashë duhet të jemi vigjilentë dhe të kujtojmë deklaratën e FMN-së se: "Megjithatë, rritja e të ardhurave tatimore është ngadalësuar tani". Në këto rrethana, publiku kërkon publikimin e shifrave të muajit shtator dhe tetor për të vërejtur këtë fenomen dhe jo akuza ndaj opozitës. Sipas të dhënave të buletinit të Doganës, të publikuar për muajin gusht në faqen e internetit që u fshi më pas menjëherë, lexon se zhdoganimi i drithërave dhe karburanteve në tetëmujorin e 2008-ës, në raport me një vit më parë në tonë, është ulur përkatësisht 4721 tonë dhe 1202 tonë, por në vlerë, të ardhurat doganore janë rritur përkatësisht 2707 milionë dhe 2133 milionë lekë. Besoj se shifrat nuk kanë nevojë për koment, ndërkohë që çmimi i drithërave në gusht, shtator tetor ka rënë me herë. Por asgjë nga këto ndryshime nuk i ndjen qytetari. Pra, rritja e të ardhurave doganore 2.7 miliardë të drithërave, shto 2.1 miliardë të karburanteve, janë vetëm si rezultat i rritjes së çmimeve të këtyre produkteve në atë periudhë. Dhe këtë realitet, qeveria e quan arritje historike. Por në kushtet e krizës globale, ky realitet fiktiv nuk do jetë si më parë, prandaj duhet kujdes dhe më pak eufori me shifrat e arritjeve. Mbështetja e qëndrimit të FMN-së ka shumë arsye:
1. Që nga fakti i thelbit të krizës financiare, e cila nga ana saj është shoqëruar nga një rritje inflacioniste e tregjeve financiare dhe që përkundrejt kësaj gjendjeje alternativa kudo është dhe duhet të jetë qëndrueshmëri financiare dhe jo vazhdim i rritjes inflacioniste të saj apo i pompimit artificial. 2. Tashmë dihet e vërteta e buxheteve suplementare, por edhe e buxheteve që janë mbështetur në këto buxhete suplementare. Argumenti kryesor është realizimi i buxhetit faktik 2007, ku të ardhurat tatimore nuk u realizuan 8.5 miliardë, në raport me suplementarin e 2007, kurse investimet u realizuan 13 miliardë më pak se buxheti suplementar dhe po kjo pritet dhe për 2008-ën.
3. Pavarësisht nga fjalët për realizëm, Ministria e Financave ka disa vjet që ka hequr dorë nga përllogaritja e të pritshimit se çfarë rezultate priten në fund të vitit, si për sa u përket të ardhurave, shpenzimeve dhe deficitit. Ashtu si vjet, ajo do sjellë ditët e fundit të vitit rishikimin e buxhetit 2008.
4. Mungesa e shifrave dhe transparencës së financave janë një argument që të besojmë në deklarimin e FMN-së së: "Megjithatë, rritja e të ardhurave tatimore është ngadalësuar tani".
5. Nuk na duket i drejtë dhe i argumentuar qëndrimi i ministrit të Financave se "një ekonomi e lidhur me botën më shumë përmes importeve se sa eksporteve, ka më shumë shanse për të pasur një ecuri pozitive". Ky argument nuk qëndron. Ekonomia jonë është një ekonomi e orientuar nga importi, në sajë të remitancave dhe burimeve të tjera të paligjshme. Është i njohur, se deri vitin e kaluar rritja e depozitave tejkalonte dhe GDP vjetore. Por sidoqoftë, në ecurinë e ekonomisë në radhë të parë, faktor kryesor është importi. Rënia jashtëzakonisht e madhe e ritmit të rritjes së importeve në muajin shtator, nga 15% si 9-mujor, në 6.85% në shtator, hedh poshtë qëndrimet e ministrit të Financave z.Bode. Në vend të deklaratave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave duhet të publikojë të dhënat e plota për muajin shtator e tetor.
Konkluzion
Për një analizë dhe diagnozë të saktë se po preket dhe sa po ndikohet ekonomia jonë nga kriza financiare ekonomike globale, kërkohet informacion sa i saktë aq edhe i shpejtë, si në SHBA apo edhe në vendet e tjera. Pa një analizë objektive, të mbështetur mbi të dhëna të besueshme, të sakta e të shpejta, zor se mund të përpunohet dhe një qëndrim i drejtë, për të shmangur sa të jetë e mundur më tepër, efektet e krizës globale. Rënia e ritmit të rritjes të deficitit tregtar në nivele stanjacioni, qoftë edhe për muajin shtator, është dhe duhet të shërbejë si një semafor i kuq për të pasur kujdes, dhe për t‘u interesuar për saktësinë dhe shpejtësinë e informacionit, analiza objektive dhe përpunimin e një programi dhe pakete, të plotë për parandalimin e ndikimit të efekteve negative të krizës financiare ekonomike që po duket qartë në vendet e zhvilluara.