Autoriteti i Konkurrencës i kërkon Bankës Qendrore të dëmshpërblejë klientët e keqinformuar
për shkak të asimetrisë së informacionit dhe/ose keqorientimit nga nëpunësit e bankës për pjesëmarrjen në tregun primar të bonove të thesarit. Sipas rekomandimeve Banka e Shqipërisë si autoritetit qendror monetar duhet të marrë masa për reduktimin e asimetrisë së informacionit për klientët nga ana e bankave të nivelit të dytë. Sipas rekomandimeve Banka e Shqipërisë me anë të një akti nënligjor (rregullore/urdhër me fuqi detyruese për bankat e nivelit të dytë) të rregullojë problemin e asimetrisë së informacionit duke marrë masat që bankat e nivelit të dytë në çdo degë apo agjenci të tyre duhet të japin të dhëna të plota, të sakta dhe të qarta për klientët për të gjitha produktet, kostot dhe interesat respektive që ofron (përfshirë dhe bonot e thesarit) duke sqaruar kryesisht përfitimet e klientëve dhe duke krahasuar mundësitë e investimit (depozita kundrejt bono thesari). Ndërkohë në faqet e internetit të bankave të nivelit të dytë të shfaqen në kohë reale të dhënat e ankandeve të rradhës të bonove të thesarit dhe tendencat e përditësuara të yieldit të bonove të thesarit. Bankat e nivelit të dytë duhet të informojnë klientët me instrumentat e parashikuar (email, telefon, faks) për ankandet e radhës të bonove të thesarit, shumat e kërkuara, afatet e depozitimit të parave për pjesëmarrje dhe të dhëna të tjera të kërkuara. Sipas rekomandimeve bankat e nivelit të dytë të kenë një seksion të veçantë për trajtimin e ankesave të klientëve në mënyrë të veçantë për asimetrinë e informacionit nga ana e nëpunësve të bankës