E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca mban nivel të lartë kreditimi

Franca pranoi se mbajtja e nivelit të lartë të kreditimit nga agjencitë e vlerësimit do të ishte shumë e vështirë në rast se nuk do të merren masa në shkurtimin e shpenzimeve buxhetore. Me këtë qëndrim Franca pason Gjermaninë, që po shikon mundësinë e

rritjes së taksave për reduktimin e deficitit. Në eurozonë sindikatat janë të përgatitura për konfrontime në rast se qeveritë do të imponojnë planet e tyre të masave shtrënguese ekonomike, por Ministrat evropiane janë shprehur të vendosur, për të kryer të gjitha aktet që do të parandalojnë përsëritjen e skenarit grek. Ministri i Buxhetit Francois Baroin, tha se Franca nuk duhet të konsiderojë dhuratë nivelin AAA të kreditimit, që i lejon marrjen me kosto të lirë të borxheve në tregje, dhe më vonë ta përdorë atë për të financuar deficitin e lartë buxhetor. "Objektivi i mbajtjes së nivelit AAA, është një objektiv që kërkon punë për tu mbajtur dhe njëkohësisht ky objektiv na informon edhe për politikat ekonomike që duhet të ndjekim, ka thënë ministri. Ai ka shtuar se Franca duhet të garantojë ekonominë në trema afatgjatë, nëpërmjet ruajtjes së nivelit AAA të bonove duke shmangur edhe varësinë e saj nga tregjet e kapitalit.

Çmimi i naftës mbi 74 dollarë për fuçi
Çmimet e naftës u rritën mbi 74 dollarë të hënën, në një tregti me volum të ulët, pasi shqetësimet rreth stabilitetit ekonomik të eurozonës shkaktuan këtë muaj humbjet më të rënda për mallrat parësore, të shënuar ndonjëherë që prej dhjetorit 2008. Nafta bruto amerikane për korrikun u rrit 34 centë në 74,31 dollarë për fuçi, pasi humbi 58 centë të premten, prej deklasifikimit që pësoi borxhi i Spanjës dhe zhgënjimit që sollën të dhënat ekonomike amerikane. Brutoja ka rënë 12,18 dollarë, ose 14,1 për qind, për muajin maj, dhe rekordi më i keq i një rënieje të tillë është ai i dhjetorit 2008, kur çmimet ranë 18,1 për qind brenda një muaji. Nafta Brent e Londrës u rrit 39 centë në 74,41 dollarë për fuçi. Parablerjet e Brent-it kanë rënë 13,42 dollarë, ose 15,4 për qind, për këtë muaj, rënie që sështë parë që prej nëntorit 2008. Të premten, një sondazh i Reuters-it tregoi se furnizimet e OPEC-ut me naftë në tregje u rritën në muajin maj në nivelin më të lartë në 17 muaj. Përfaqësuesi kuvajtian në OPEC, Naëal al-Fuzaia, deklaroi se çmimet mund të bien deri në 60 dollarë për fuçi, për shkak të destabilitetit ekonomik global. Me fillimin e sezonit të uraganeve, Agatha stuhia e parë që meriton një emër për këtë sezon goditi brigjet e Guatemalës, pranë kufirit me Meksikën të dielën, duke vrarë 96 vetë në Amerikën Qendrore.

Bursat evropiane fitojnë terren
Aksionet evropiane morën për lart në hapje të tregtisë të hënën, duke rikuperuar terren nga humbjet e së premtes, por tregtia mbetet në vëllim të ulët, prej mbylljes së tregjeve kyçe për shkak të festave. Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,4 për qind, në nivelin 1.002,00 pikë, pasi ra 0,3 për qind të premten. Vëllimi i tregtimit në bursa pritet të mbetet në nivele të ulëta, pasi bursa e Londrës do të qëndrojë e mbyllur prej pushimit të një feste. Edhe tregjet në SHBA do të jenë të mbyllura për dje.
Banka Raiffeisen International u rrit 3,1 për qind, pasi përcaktoi fazat e procesit të planifikuar të shkrirjes me kompaninë mëmë RZB, si dhe prej raportimit të fitimeve të tremujorit të parë 2010, që thyen parashikimet, fitime të siguruara kryesisht prej uljes së nivelit të riskut në kreditim. Të premten, kompania e klasifikimeve Fitch e deklasifikoi borxhin e Spanjës me një gradë, duke e shtyrë poshtë Uoll Stritin. Është thjesht kujtesë se kriza e eurozonës nuk ka përfunduar. Është ende vërdallë, thotë Bernard McAlinden, strategjist investimesh në NBC Stockbrokers me qendër në Dublin të Irlandës. Sidoqoftë, monedha e përbashkët evropiane fitoi disi terren të hënën, pavarësisht vendimit të kompanisë Fitch për borxhin e Spanjës.

Last Updated on E Hene, 31 Maj 2010 19:46

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›