E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja ndërhyn në banka, tregjet në shok

Spanja po përjeton një situatë të ngjashme me inflacionin grek prej 300 miliardë eurosh. Qeveria Spanjolle, duke synuar të rregullojë sistemin e saj financiar ka vendosur të bashkojë katër banka me aktivitet prej 135 miliardë dollar. Menjëherë pas kësaj

tregjet kishin humbur midis 2.5-5%. Më të prekurit ishin Milano dhe Madridi, por Frankfurti, Parisi dhe Londra humbën gjithashtu nga vlerat e tyre. Aksionet ranë edhe në rajonin e paqësorit aziatik. Në një moment Euro pati vlerë një dollarë e 22 cent. Duke folur në Forumin ekonomik në Bruksel, Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, tha se Evropa nuk po përballej me një rënie të plotë financiare: "Ne nuk jemi në një Armagedon monetare. Inflacioni verbal nuk do të sjellë besimin. Është detyra politike të kemi parasysh proporcionin. Ne jemi natyrisht në një moment kritik - dikush mund ta quajë edhe të paparë dhe historik. Kjo është e gjitha."

SHBA, rriten shitjet e pasurive të paluajtshme
Shitjet e shtëpive në SHBA u rrit me 7,6 për qind gjatë muajit prill, të nxitura nga stimuli qeveritar i kthimit të parave nga taksat dhe perceptimi mes blerësve se ekonomia e vendit po përmirësohet. Një studim i Shoqatës Kombëtare të Agjentëve Imobilarë thotë se nëse shitjet do të vazhdojnë me ritmin e prillit për një vit të tërë, atëhere do të shiten rreth 5,8 milionë shtëpi. Shtëpitë jo të reja përbëjnë shumicën e tregut dhe shitja e shtëpive të reja do të raportohet veças ditët e ardhshme. Ekonomistët i ndjekin me kujdes shitjet e shtëpive, për arsye se problemet e serioze në tregun amerikan të shtëpive luajtën rol kyç në krizën financiare. Një studim i veçantë i Shoqatës Kombëtare të Ekonomistëve të Bizneseve thotë se anëtarët e shoqatës shohin një situatë të përgjithshme të përmirësuar të ekonomisë amerikane. Grupi thotë se rritja është më e fuqishme, ndërsa papunësia dhe inflacioni janë më të ulëta se sa vlerësohej më parë. Ata parashikojnë se papunësia do të ulet nga  9,9 për qind në 9,4 për qind në fund të vitit. Ekspertë të biznesit po ashtu thonë se shpenzimet e konsumatorëve, stimuli kryesor i ekonomisë amerikane, do të shtohen më shpejt se sa ishte parashikuar më parë.

Bursa aziatike, në rënie
Aksionet aziatike vijojnë rënien. Rritja e huamarrjes dhe përshpejtimi i inflacionit në Kinë do ta shtyjnë Pekinin të shtrëngojë politikat monetare më shpejt nga sa pritet.
Nga ana tjetër, jeni japonez u rrit ndaj monedhave të tjera. Indeksi MSCI i Azi-Paqësorit pa Japoninë ra 0,5 për qind, duke u tërhequr nga majat 8-javore që preku më herët, pas lëshimit të të dhënave kineze, që treguan një rritje më të fortë nga sa pritej të prodhimit të fabrikave dhe ngjitjen e inflacionit konsumator në maja 16-mujore. Por humbjet u kufizuan, sidoqoftë, nga ideja se shtrëngimi gradual i politikave monetare në Kinë, nuk do të ishte në gjendje të frenonte rritjen e fuqishme të saj, dhe se mëkëmbja ekonomike aziatike do të vazhdonte të ecte përpara. Blerja nga të huajt e stoqeve, sidomos në Korenë e Jugut, Japoni dhe Indi, vazhdoi pa u pakësuar, ndërsa të dhënat tregonin se fondet aksionare të tregjeve në zhvillim po raportonin prurje për të tretën javë rresht. Banka qendrore e Kinës tërhoqi 82 miliard juanë nga tregjet këtë javë, duke lëshuar sasi të mëdha faturash, si pjesë e përpjekjeve për të ulur ritmin e mbinxehjes ekonomike dhe krijimit të flluskave të aseteve. Indeksi japonez Nikkei e theu tendencën rajonale, duke u rritur 0,96 për qind.

Last Updated on E Shtune, 29 Maj 2010 19:15

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›