E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet e huaja në Shqipëri, ndër më të ulëtat

Vendi ynë vijon të mbetet prapa, për sa i përket aftësisë së tij për të thithur investime të huaja dhe këtë e tregon një raport i OECD i botuar së fundmi, i cili e rendit vendin tonë në vendin e dytë mes 10 shteteve pjesëmarrëse të rajonit, përsa u përket politikave tregtare, ku nga 7 indikatorë të marrë në shqyrtim, vetëm Shqipëria është e dyta mes vendeve të rajonit.

Treguesit e tjerë zbulojnë se vendi ka probleme serioze për të qenë tërheqës për të huajt, si në infrastrukturën për investimet, aksesin në financim, trajnimin e fuqisë punëtore, promovimin e mundësisë për investime dhe drejtime të tjera. Raporti tregon se të gjitha vendet e rajonit po konkurrojnë fort ndërmjet tyre me politikat e taksave. Por edhe me këtë tregues, përsëri vendi ynë nuk ka mundur të klasifikohet më lart se i pesti.  Nevoja për investimet të huaja në ekonominë shqiptare duket se është rritur ndjeshëm pas rënies së dërgesave të emigrantëve dhe problemeve me të ardhurat fiskale të shkaktuara nga kriza financiare. Shifrat zyrtare tregojnë se viti 2009 është shoqëruar me rënie të fluksit të investimeve të huaja. Me një total prej 698 milionë euro është shënuar një rritje modeste vetëm 3.4 për qind në krahasim me rritjen vjetore dyshifrore prej 40 për qind të realizuar në vitin 2008. Raporti i investimeve të huaja direkte neto ndaj PBB-së për vitin 2009 vlerësohet 8.1 për qind, treguesi ky  më i ulëti krahasuar me vendet e rajonit. Nga ana tjetër edhe Ministri i Financave ka vendosur të ulë me disa miliardë lekë shpenzimet buxhetore me synim uljen e borxhit publik nga 59.5 për qind që është sa 50 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Krahas përmirësimit të treguesve financiare, ulja e treguesve të borxhit publik bëhet edhe për të rikuperuar imazhin e Shqipërisë në sytë e investitorëve të huaj. Fondet do të shkurtohen nga buxheti i secilës ministri të cilat i kanë dërguar Këshillit të Ministrave propozimet e tyre. Pjesë e 25 miliardëshit që do të shkurtohet sipas strategjisë së miratuar në qeveri, nuk do të jetë investimet strategjike, siç janë rruga Tirane-Elbasan, ajo e Arbrit dhe Korcë-Qaf Plloçë.

Last Updated on E Shtune, 29 Maj 2010 21:55

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›