E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti i Konkurrencës, rrëzohet kërkesa për shtesë personeli

Komisioni parlamentar i Ekonomisë hodhi poshtë kërkesën e Autoritetit të Konkurrencës për zgjerimin e personelit dhe shtim të dy shoferëve, ndërsa kërkoi shpjegime të mëtejshme për shtesën e një eksperti të teknologjisë së informacionit. Debati rreth nevojave të Autoritetit të Konkurrencës u zhvillua paraditen e djeshme në Kuvend, ndërsa ishin të pranishëm ekspertë të Departamentit të Administratës Publike (DAP), Ministrisë së Financave, përfaqësuesja e Autoritetit të Konkurrencës si dhe deputetët, anëtarë të Komisionit të Ekonomisë. Kryetari i komisionit, Edmond Spaho, tha se kërkesa hidhet poshtë sipas një vendimi që qeveria ka marrë disa kohë më parë, për shkurtim dhe ulje të kostove në administratat shtetërore. Ai theksoi se duhet të ketë një plan dhe një harmonizim midis strukturave institucionale si DAP, Ministria e Financave etj., ku paraprakisht të debatojnë çështjet midis tyre dhe më pas të paraqesin një plan të qartë për sa i përket shtimit të administratës. Por deputetët vendosën të marrin në konsideratë shtimin i një eksperti për sistemet e informacionit, gjë që ndihmon në përmirësimin e punës në administratën e Autoritetit të Konkurrencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›