Autoriteti i Konkurrencës rrëzon monopolin e Petroliferës, çlirohet tregu i karburanteve
Autoriteti i Konkurrencës rrëzon apelin e shoqërisë Petrolifera për masat e përkohshme të ndërmarra nga Autoriteti në tregun e magazinimit të gazit të lëngshëm. Sipas vendimit zyrtar të Autoritetit, kërkesa e ndërmarrjes La Petrolifera ItaloAlbanese , për revokimin e vendimit sipas të cilit kësaj kompanie i hiqet e drejta e monopolit në tregut në gazit.
Ky fakt është paraqitur në dokumentin me nr.140, datë 10.3.2010. Sipas tij nuk përmbush kërkesat e parashikuara nga neni 46 e Ligjit 9121, Për mbrojtjen e konkurrencës dhe është e pabazuar në ligj dhe në prova. Gjithashtu, Autoriteti rrëzoi edhe një kërkesë tjetër të paraqitur nga Petrolifera për nxjerrjen e udhëzimeve për të mundësuar zbatimin e vendimit 140 të Komisionit të Konkurrencës, si të pambështetur në ligjin. Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar kompaninë Petrolifera të lejojë depozitimin e naftës dhe gazit në depozitat e vendosura në portin e Vlorës për të gjitha subjektet e liçencuara.
Ankesa
Pas ankesës së disa shoqëri të tregtimit të gazit se nuk po lejoheshin të depozitonin gaz në depozitat e portit të Vlorës, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë një vendim të përkohshëm në një kohë rekord, duke ju dhënë të drejtë këtyre subjekteve. Nga ana tjetër, Petrolifera kundërshton vendimin dhe pretendon se mosmarrëveshja ka lindur sepse subjektet që ankohen kanë refuzuar të paguajnë për shërbimit e depozitimit të gazit. Autoriteti i Konkurrencës rrëzon apelin e shoqërisë Petrolifera për masat e përkohshme të ndërmarra nga Autoriteti në tregun e magazinimit të gazit të lëngshëm. Sipas vendimit zyrtar të Autoritetit, kërkesa e ndërmarrjes La Petrolifera ItaloAlbanese, për revokimin e vendimit nr.140, datë 10.3.2010, nuk përmbush kërkesat e parashikuara nga neni 46 e Ligjit 9121, Për mbrojtjen e konkurrencës dhe është e pabazuar në ligj dhe në prova. Gjithashtu, Autoriteti rrëzoi edhe një kërkesë tjetër të paraqitur nga Petroliferapër nxjerrjen e udhëzimeve për të mundësuar zbatimin e vendimit 140 të Komisionit
të Konkurrencës, si të pambështetur në ligjin. Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar kompaninë Petrolifera të lejojë depozitimin e naftës dhe gazit në depozitat e vendosura në portin e Vlorës për të gjitha subjektet e liçencuara.
Shkeljet
Autoriteti i konkurrencës gjen me shkelje Petrolinferën. Autoriteti ka vendosur të ndërhyjë në tregun e gazit të lëngshëm. Hetimet e kryera nga Autoriteti i Konkurrencës kanë zbardhur se porti Vlora-1 i është dhënë me koncesion nga shteti ndërmarrjes La Petrolifera Italo Rumena SPA , për ndërtimin dhe shfrytëzimin e terminalit bregdetar, për depozitimin e naftës dhe të nënprodukteve të saj në gjirin e Vlorës si dhe për shfrytëzimin e infrastrukturës portuale në shërbim të terminalit bregdetar. Mësohet se ky terminal sipas marrëveshjes do të funksionojë si një terminal shërbimesh të pavarura, i hapur për të gjithë operatorët e kualifikuar,veçanërisht në industrinë e naftës dhe koncesionarit nuk i lejohet të ushtrojë veprimtari tregtare për naftë, gaz dhe nënproduktet e tyre. Këto të drejta i janë dhënë këtij koncesionari në mënyrë ekskluzive. Ndërkohë që tregu i shërbimit të ngarkim shkarkimit dhe depozitimit të hidrokarbureve, megjithëse funksionon si një treg i liberalizuar për sa i përket aktivitetit të import/eksportit në rrugë detare të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, kjo veprimtari realizohet vetëm nëpërmjet dy porteve të naftës në zonën e ish Uzinës së Sodës PVC në Gjirin e Vlorës dhe në zonën e Porto Romanos, Durrës, porte të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të koncesionit përkatësisht me ndërmarrjet la petrolifera italo albanese sha dhe Porto Romano SHA, duke pasur të drejtën ekskluzive për këtë lloj shërbimi.
Marrëveshja
Në bazë të marrëveshjes koncesionare, janë ndërtuar 2 sfera për depozitimin e gazit me kapacitet 2 450 m3 secila, por qe përdoren deri në 2 000 m3 për arsye sigurie. Të dyja këto depozita sferike i janë dhënë për shfrytëzim kompanisë KALAJA SHA (ndërmarrje që ushtron veprimtari importi dhe tregtimi të GNL-së). Sipas ligjit depozitat dhe rrjeti i tubacioneve që formojnë sistemin e ngarkim shkarkimit dhe depozitimit përbëjnë një infrastrukturë të domosdoshme për veprimtarinë e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm. Autoriteti i Konkurrencës ka zbuluar nga inspektimet e kryera dhe dokumentet e administruara rezulton se ndërmarrja Kalaja sha është e vetmja ndërmarrje e cila ka të drejtën të shkarkojë dhe të depozitojë produktet e saj në depozitat në pronësi të La petrolifera italo albanese SHA.
Ornela Manjani