E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pascal Gallet, koncert në skenën e arteve

Pascal Gallet erdhi në skenën e arteve me një koncert recital, që u zhvillua në kuadër të ditëve të Pranverës Frankofone në vendin tonë. Repertori i  Gallet në Tiranë ishte me pjesë të ndryshme nga ky kompozitor, por patjetër aty ishin edhe klasikët Bach, Debussy,

Messiaen, Sancan, Jolivet etj. Profesionalizmi i tij, ndërthurur dhe me cilësitë organizative e ka bërë që prej vitit 2001, ai të jetë edhe drejtor artistik i festivalit ndërkombëtar Piano a Fontmorigny, që zhvillohet çdo vit në Cher. Pianisti francez është vlerësuar tepër edhe nga kritika. Pianisti Pascal Gallet u lind në Savoia dhe është në koncerte që në moshën 10 vjeçare, ku prej këndej ka njohur vetëm suksese. Pianisti vjen me rastin e Pranverës  Frankofone, por edhe vitit të Shopen. Ai ka interpretuar dhe interpreton në salla të njohura si Gaveau, Theatre du Chatelet, Salla Moliere dhe Opera e Lionit, ku ka luajtur edhe krah personaliteteve më të njohur të muzikës franceze dhe ndërkombëtare. Pascal Gallet ka në repertorin e tij edhe shumë krijime të kompozitorëve bashkëkohorë si Thierry Pecou, Henri Fourrès, Uidmann, Sciortino, Dequing, Jevtic. Duke pasur parasysh bagazhin e tij, ai është zgjedhur të japë mësime të rregullta në një konservator kombëtar. Pranvera Frankofone është vetëm vazhdimi i përcjelljes së kulturës franceze në Shqipëri. Aktivitetet për pranverën frankofone do të mbyllen me datë 7 prill. E gjatë kësaj kohe takime me shkrimtarë dhe kineastë frankofonë, por edhe koncerte dhe pjesë teatrale do të performojnë në disa qytete të Shqipërisë. Ambasada Franceze në Tiranë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze dhe ambasadat rumune, egjiptiane, greke maqedonase dhe institucionet kulturore në vend, do të sjellin aktivitete të shumta kulturore deri në javën e parë të muajit prill. Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë (20 mars) është rasti  për të festuar frankofoninë, e ndërtuar në bazë të diversitetit kulturor. Në programin e Pranverës Frankofone vihen re edhe projeksionet e filmave si: Gjeli kokëprerë, realizuar nga regjisori rumun Radu Gabrea , Lufta mbaroi, realizuar nga maqedonasi Mitko Pano, Ujë dhe zjarr, realizuar nga Kiro Urdin, Misteret e Egjiptit me Omar Shariff, realizuar nga Bruce Neibaur. Teatri, si një nga shtyllat e rëndësishme të këtij aktiviteti do të ketë pikëtakimet e tij me publikun me shfaqjet: Ishulli i të gjitha rreziqeve nga Ann Rocard, interpretuar nga nxënësit e Liceut të Gjuhëve të Huaja Asim Vokshi në Tiranë, si dhe teatri në shqip Sonte jam vetëm nga Andre-Paul Antoine, vënë në skenë nga Enver Petrovci, me aktorët Ilir Tafa dhe Niada Saliasi, një shfaqje që do të interpretohet në sallën Çehov të Teatrit të Metropolit në Tiranë.

Dorina Qirjaqi: Mirënjohje Teatrit Kombëtar për nderimin e tim eti
I nderuar zoti Kristaq Skrami!
Ju shkruaj këtë letër për tju shprehur mirënjohjen time më të thellë për përkushtimin dhe përkrahjen, që ju i keni ofruar babait tim Agim Qirjaqi gjatë sëmundjes së tij të gjatë, si dhe për nderimin dinjitoz që ju i bëtë gjatë përcjelljes për në banesën e fundit. Jam e bindur, që fjalët dhe falënderimet të shprehura nga unë gjatë këtyre ditëve janë të pamjaftueshme, por ju bëj të ditur se do të ruaj në kujtimet e mia fjalimin tuaj emocional, i cili përcillte respektin për karrierën e mrekullueshme të babait tim, por njëkohësisht dhe një mbështetje dhe kurajo për mua. Jam e bindur, që të njëjtat ndjenja për ju, shokë, kolegë dhe në veçanti teatri e kanë shoqëruar babain tim gjatë jetës së tij deri në momentet e fundit. Kjo lidhje ishte aq e fortë, saqë duke sakrifikuar dashurinë që kishte për mua dhe  nipërit e tij ai preferoi që të jetonte dhe të ndërtonte jetë, këtu pranë jush dhe teatrit, pasion të cilit i dedikoi tërë jetën dhe energjitë e tij. Në këto ditë të hidhëruara për humbjen babait tim, përkrah dhimbjes së humbjes së madhe zbulova, që ekzistojnë njerëz si ju z. Kristaq Skrami, z. Besim Kurti, z. Vasjan Lame me bashkëshorten e tij, z. Gëzim Kame dhe shumë të tjerë, që për arsye emocionale nuk i kam përmendur. Miq të vërtetë që i ndejtën pranë në ato moment dhe e përcollën ashtu si ai e meritonte. Kështu u rrit tek unë bindja se Teatri Kombëtar i Tiranës nuk është i përbërë vetëm nga artistë të mëdhenj dhe profesionialë që i dedikojnë jetën këtij profesioni, por dhe nga burra dhe gra që ruajnë vlerta e jetës si ndjeja, miqësia dhe altruizmi. Po mbyll këtë letër duke ju thënë që unë po nisem për në Itali me bindjen më të madhe në shpirt, sepse kur të rikthehem nuk do të gjej njeriun tim më të dashur, por me bindjen se ju të gjithëve do tju mbaj gjithmonë në zemër dhe në kujtimet e mia më të dashura.
Ju përshëndes me shumë respekt.

Last Updated on E Premte, 02 Prill 2010 19:16

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›